Ervin Skela te “Luanët” e 1860 Muenchen
Ervin Skela mund të kalojë gjatë merkatos dimërore te skuadra gjermane e Bundesligës 2, 1860 Munchen. Lajmin e jep faqja Tz-online.de. Drejtori sportiv, Miki Steviç e ka deklaruar qartë se klubi i dytë i bavarisë interesohet seriozisht për shërbimet e kapitenit të Shqipërisë, të mbetur pa ekip pas rënies së ish-skuadrës së vlonjatit, Energi Kotbus. Steviç e shikon Skelën si një blerje shumë të rëndësishme. 32-vjeçari shqiptar është lojtar i lirë dhe kartoni i tij nuk do t’u kushtojë asgjë bavarezëve të “vegjël”. Skela konsiderohet nga ana e drejtuesve te 1860-s si një specialist i goditjeve standarde, një plus i madh në favor të Ervinit. Sipas faqes gjermane edhe pse Skela mund të rekrutohet zyrtarisht në merkaton dimërore, ai mund të kryejë shumë shpejt një testim për të parë dhe kondicionin fizik të tij. Në fakt, askush nuk ka dyshime për kualitetin e tij. Në sezonin e kaluar, Skela luajti për Energi Kotbusin në 31 ndeshje, teksa ka shënuar në total 21 gola në 128 ndeshje në Bundesliga 1. Skela është duke u stërvitur aktualisht me ekipin e dytë të Bajer Leverkuzenit, për të ruajtur edhe gjendjen fizike. Për hetë të fundit në futbollin e luajtur, Ervini ka luajtur kundër Danimakës si kapiteni i Shqipërisë. “Nuk kam asnjë problem me gjendjen fizike. Nuk më mungon shumë futbolli”, - citohet Skela nga faqja gjermane.
Xhihani, sfidë Shevçenkos për gola
Sulmuesi kavajas Parid Xhihani shënoi javën e kaluar dy gola në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Zorja Lugansk kundër Metalurg Zaporizhia, duke dhënë një sinjal të bukur për formën që po kalon, edhe pse skuadra e tij ukrainase është tërësisht e zhytur në një krizë të thellë financiare. Kundërshtari i radhës është Dinamo e Kievit, me të cilën luan një nga emrat më të mëdhenj të futbollit ukrainas e atij botor, Andrij Shevçenko. Pikërisht ish-lojtarin të Milanit, kërkon të sfidojë Parid Xhihani : “Dinamo është një skuadër e madhe, por ne do të luftojmë të marrim pikë. Ky është futbolli, gjithçka mund të ndodhë. Dua të shënoj gola të tjerë dhe të shënoj kundër Kievit të Shevçenkos do të ishte më të vërtetë bukur”.
Rekordi i K.Ronaldos, 1 gol në 53 minuta
93 milionë eurot e paguara nga Reali i Madridit për të blerë Kristiano Ronaldon nga Mançester Junaitid gjatë merkatos së verës, nuk mund të gjykohet si një shifër e çmendur për këmbët e portugezit. Kristiano shënon një gol çdo 53 minuta, çka është një rekord i ri për shtëpinë “mbretërore” spanjolle. Tri herë ka shënuar “CR7” brenda 100 sekondave të para golin e 1-0. Kjo ndodhi edhe në fitoren 2-0 kundër Vilarealit. Falë golave dhe të Kristiano Ronaldos, Reali ka regjistruar katër fitore në po aq javë si edhe Barcelona, me të cilën bashkëkryeson me pikë të plota.
Raul vendos rekord, 524 ndeshje me Realin
Raul vendosi një rekord në Spanjë. Gjatë ndeshjes të fituar 2-0 kundër Vilarealit sulmuesi 32-vjeçar zhvilloi ndeshjen me numër 524 të tij në Primera Divizion, duke kaluar Manuel Sanchis (1983-2001). Raul debutoi, më 29 tetor 1994 në një ndeshje kundër Real Saragozës. Me Realin ai ka shënuar deri tani 224 gola. Spanjolli është dhe golashënuesi më i mirë i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve: 65 gola.
25 Shtator 2009