Gjykata e Sarandës liron “rebelët” e Kakomesë

27/02/2005 Pesë nga të ndaluarit janë lënë të lirë, dy në arrest shtëpie
SARANDË – Protestat e niviciotëve janë zhvendosur dje nga fshati i tyre, para Gjykatës së Rrethit Sarandë. Ndërkohë që po merrej masa e sigurisë për 7 të ndaluarit e tre ditëve më parë nga fshati Nivicë, përpara gjykatës së Sarandës, rreth 150 banorë të ardhur nga zona që u “rebelua”, po protestonin për lirimin e këtyre personave. Ata kanë pritur për 4 orë rresht nën shiun e vrullëshëm që kishte filluar që në orët e para të ditës, derisa ky institucion dha vendimin për lënien të lirë të tyre. Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion, nga shtatë të arrestuar nga policia, vetëm për dy gjykata e rrethit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpia”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë të lirë.
Protesta
Reth 150 banorët-protestues, të ardhur që në orët e para të ditës së djeshme, nga fshati i tyre Nivicë, kanë thërritur për orë të tëra pa ndërprerje, “Drejtësi, Drejtësi” për Kakomenë dhe Nivicën. As shiu i vrullshëm dhe as pritja e gjatë nuk i kanë larguar nga mjediset para gjykatës niviciotët paraditen e djeshme. Pas lirimit të 7 të ndaluarve, ditën e enjte në grykën e Prodanit, banorët e Nivicës janë larguar, duke brohoritur “Fitore, Fitore” dhe “Kakomeja është e jona”. Protesta e djeshme nuk ka patur asnjë problem dhe nuk ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Lirimi
Nga shtatë të ndaluarit e Kakomesë, 5 janë liruar në sallën e gjyqit, ku po merrej masa e sigurisë, ndërsa dy janë lënë me “arrest shtëpie”. Dy prej të ndaluarve që janë lënë me arrest shtëpie nga ky institucion janë kryeplaku i fshatit Nivicë, Vladimir Kumi dhe banori i këtij fshati 61-vjeçari, Koço Dhuli.
Ky ka qenë vendimi i gjykatës pas tre orësh diskutimesh dhe pyetjesh në sallën e gjyqit të kësaj gjykate. Të ndaluarit janë çuar në komisariatin e policisë të Sarandës, ku kanë marrë, sipas burimeve policore, disa sende personale dhe më pas janë lënë të lirë. Ata janë larguar menjëherë për në Nivicë me një autobus të këtij fshati, që i priste në qendër të qytetit të Sarandës, që prëj orës 15 të pasdites së të premtes. 7 personat e mësipërm u ndaluan ditën e enjte, gjatë një proteste disaditore, ku banorët e fshatit Nivicë kërkuan ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome, nga kompania “Riviera”.
Arrest shtëpie
Vladimir Kumi, 43 vjeç, kryeplak i fshatit
Kaço Dhuli, 61 vjeç, banues në Nivicë
Lihen të lirë
Odise Papadhima, 51 vjeç, banues në Nivicë, Sarandë;
Odise Dukshi, 42 vjeç, banues në Nivicë, Sarandë;
Jani Nika, 47 vjeç, banues në Nivicë, Sarandë;
Ilia Munguli, 33 vjeç, banues në Sarandë;
Ervis Papadhima, 20 vjeç, banues në Nivicë, Sarandë;
Reagon kreu i degës së PS, Sarandë
“Çështja e Kakomesë të marrë, zgjidhje jo me politikë rruge”
SARANDË - Dega e Partisë Socialiste në Sarandë kërkon zgjidhjen e problemit të Kakomesë jo nëpërmjet politikës së rrugës. Qëndrimi i selisë rozë është bërë publik dje paradite, në një konferencë për shtyp me mediat lokale të këtij qyteti. Duke folur në këtë konferencë, kryetari i degës së Sarandës të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj, tha se nga ana e tyre iu bëhej thirrje të gjithë banorëve të Nivicës pa dallim politik që ta ndjekin problemin e Kakomesë, jo në politikën e rrugës, duke bllokuar mjetet e firmës për punimet dhe duke provokuar forcat e policisë. Llanaj vuri në dukje se ata kundër qëndrimeve “moderatore” të disa intelektualëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në Sarandë, të cilët hedhin gurët dhe fshehin dorën dhe përpiqen të manipulojnë politikisht banorët dhe nuk e lënë bregdetin të zhvillohet si zonë turistike. “Jemi të mendimit - theksoi kreu i socialistëve të Sarandës - se me transparencën e treguar nga parlamenti, qeveria dhe KRRTSH-ja për çështjen e Kakomesë, ngjarjet do të zhvillohen normalisht sipas rrugës ligjore, por ka disa ditë që forca të ndryshme politike, që me qëndrimet dhe prononcimet që japin kërkojnë ta politizojnë problemin e mësipërm”. Reagimi i socialistëve të Sarandës vjen vetëm dy ditë pasi dega e Partisë Demokratike në këtë qytet doli në mbrojtje të kërkesave të komunitetit të fshatit Nivicë.