Tirana-Dinamo, derbi 126. Fitorja, objektivi i vetëm
Kanë pasur një kohë të gjatë
prej më shumë se një muaji
për t‘u përgatitur për këtë
sfidë dhe tashmë kjo ditë erdhi. Sot
Tirana e Dinamo do të përballen në
"Qemal Stafa" në derbin nr. 126 me
një objektiv të vetëm: fitoren për të
shpresuar për titull.
Situata - Tirana mban vendin
e dytë në renditje, me 4 pikë më pak
se Vllaznia kryesuese, ndërsa Dinamo
gjendet vetëm një pikë pas
bardhebluve. Kjo do të thotë se fitorja
për secilën skuadër vlen
shumë, jo vetëm thjesht për vlerat
e derbit, por edhe të klasifikimit.
Dinamo bëri një merkato të
bujshme dimri, ndaj të gjithë presin
t‘i shohin blerjet e reja të kampionëve
në fuqi në terren. I tillë është
Bakaj, Ceko, Romero, Bodrusiç e
Plaku. Ndërsa Tirana nuk ka pasur
shumë afrime në janar përveç Patushit
e Rrudhos, por ia beson arritjen
e titullit grupit mjaft cilësor që
ka në dispozicion. Bluve do t‘ju
mungojë kapiteni Pisha dhe
qendërmbrojtësin Diop. I pari është
i pezulluar (ashtu si mesfushori
tiranas, Sefa), ndërsa i dyti është i
dëmtuar dhe thuajse i sigurt që nuk
luan. Kola do të duhet të zgjedhë se
kë të fusë në fushën e lojës, sepse
sipas tij, riaftësimi i kapitenit Mukaj
ka bërë që vlonjati të jetë në formë.
Trajnerët - Statistikat favorizojnë
Tiranën, që në 125 sfidat e
mëparshme ka fituar 51. 33
ndeshje janë mbyllur në barazim
dhe vetë 41 janë fituar nga Dinamo.
Golavarazhi është 187-162. Por
për trajnerin Agustin Kola, "kjo
ndeshje vlen sa 90% e titullit. Por
edhe po nuk u fitua, nuk është fundi
i botës. Ka ndeshje të tjera plot,
kampionati është i gjatë. E përjeton
me përgjegjësi dhe emocione.
Përgjegjësi, sepse po të jesh futbollist
në 90 minuta ke mundësi të rikuperosh,
ndërsa tani si trajner unë
luaj me këmbët e të tjerëve. Kam
emocione, sepse ashtu sikur kam
qenë futbollist mezi pres të fillojë
ndeshja se kam dëshirë për ta fituar
atë". Ndërsa Zlatko Daliç i Dinamos
kundërpërgjigjet: "Nuk na
përshtatet barazimi, sepse një fitore
e Vllaznisë na lë sërish prapa".
Gjithsesi, të dy fjalën ia lënë fushës
së lojës.
Tifozeria - Në fakt, është konsideruar
gjithmonë si derbi i vogël,
sepse i madhi etiketohej ai mes Tiranës
e Partizanit. Por për vetë pozitat
dhe objektivat e të dyja skuadrave,
ndeshja në fjalë i përmbush
të gjitha kriteret për t‘u konsideruar
supersfidë dhe për të mbushur
shkallët e stadiumit. Vetë donatori
Refik Halili u ka bërë thirrje fansave
bardheblu për ta mbështetur
skuadrën në një ndeshje të rëndësishme
si kjo e sotmja. "Ftojmë tifozerinë
të na mbështesë dhe i
premtojmë se do të bëjmë më të
mirën dhe kam besim se do ta fitojmë
derbin", tha donatori. Tifozët e Tiranës
kanë bërë thirrje që të gjithë
ata që ndihen bardheblu të jenë sot
në 17.00 në shkallët e stadiumit kombëtar.
Në murin e kafenesë së tyre
pranë rrugës "Tafaj" te "Selvia",
grupimi "Tirona Fanatiks" ka ngjitur
thirrjen për tifozët. "Të gjithë në stadium.
Nisja që nga ky vend në orën
15.30, grumbullimi në tribunën D",
shkruhej në pankartë.
Anglezët
prej më shumë se një muaji
për t‘u përgatitur për këtë
sfidë dhe tashmë kjo ditë erdhi. Sot
Tirana e Dinamo do të përballen në
"Qemal Stafa" në derbin nr. 126 me
një objektiv të vetëm: fitoren për të
shpresuar për titull.
Situata - Tirana mban vendin
e dytë në renditje, me 4 pikë më pak
se Vllaznia kryesuese, ndërsa Dinamo
gjendet vetëm një pikë pas
bardhebluve. Kjo do të thotë se fitorja
për secilën skuadër vlen
shumë, jo vetëm thjesht për vlerat
e derbit, por edhe të klasifikimit.
Dinamo bëri një merkato të
bujshme dimri, ndaj të gjithë presin
t‘i shohin blerjet e reja të kampionëve
në fuqi në terren. I tillë është
Bakaj, Ceko, Romero, Bodrusiç e
Plaku. Ndërsa Tirana nuk ka pasur
shumë afrime në janar përveç Patushit
e Rrudhos, por ia beson arritjen
e titullit grupit mjaft cilësor që
ka në dispozicion. Bluve do t‘ju
mungojë kapiteni Pisha dhe
qendërmbrojtësin Diop. I pari është
i pezulluar (ashtu si mesfushori
tiranas, Sefa), ndërsa i dyti është i
dëmtuar dhe thuajse i sigurt që nuk
luan. Kola do të duhet të zgjedhë se
kë të fusë në fushën e lojës, sepse
sipas tij, riaftësimi i kapitenit Mukaj
ka bërë që vlonjati të jetë në formë.
Trajnerët - Statistikat favorizojnë
Tiranën, që në 125 sfidat e
mëparshme ka fituar 51. 33
ndeshje janë mbyllur në barazim
dhe vetë 41 janë fituar nga Dinamo.
Golavarazhi është 187-162. Por
për trajnerin Agustin Kola, "kjo
ndeshje vlen sa 90% e titullit. Por
edhe po nuk u fitua, nuk është fundi
i botës. Ka ndeshje të tjera plot,
kampionati është i gjatë. E përjeton
me përgjegjësi dhe emocione.
Përgjegjësi, sepse po të jesh futbollist
në 90 minuta ke mundësi të rikuperosh,
ndërsa tani si trajner unë
luaj me këmbët e të tjerëve. Kam
emocione, sepse ashtu sikur kam
qenë futbollist mezi pres të fillojë
ndeshja se kam dëshirë për ta fituar
atë". Ndërsa Zlatko Daliç i Dinamos
kundërpërgjigjet: "Nuk na
përshtatet barazimi, sepse një fitore
e Vllaznisë na lë sërish prapa".
Gjithsesi, të dy fjalën ia lënë fushës
së lojës.
Tifozeria - Në fakt, është konsideruar
gjithmonë si derbi i vogël,
sepse i madhi etiketohej ai mes Tiranës
e Partizanit. Por për vetë pozitat
dhe objektivat e të dyja skuadrave,
ndeshja në fjalë i përmbush
të gjitha kriteret për t‘u konsideruar
supersfidë dhe për të mbushur
shkallët e stadiumit. Vetë donatori
Refik Halili u ka bërë thirrje fansave
bardheblu për ta mbështetur
skuadrën në një ndeshje të rëndësishme
si kjo e sotmja. "Ftojmë tifozerinë
të na mbështesë dhe i
premtojmë se do të bëjmë më të
mirën dhe kam besim se do ta fitojmë
derbin", tha donatori. Tifozët e Tiranës
kanë bërë thirrje që të gjithë
ata që ndihen bardheblu të jenë sot
në 17.00 në shkallët e stadiumit kombëtar.
Në murin e kafenesë së tyre
pranë rrugës "Tafaj" te "Selvia",
grupimi "Tirona Fanatiks" ka ngjitur
thirrjen për tifozët. "Të gjithë në stadium.
Nisja që nga ky vend në orën
15.30, grumbullimi në tribunën D",
shkruhej në pankartë.
Anglezët