E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kinë, 60 vjet lidhje miqësie

Mirëpo, ndër vendet e para
që njohu Republikën Pop
ullore të Kinës, fill pas
shpalljes së saj më 1 tetor
1949, ishte Shqipëria. Vendosja e marrëdhënieve
diplomatike u krye as dy
muaj më pas, më 23 nëntor 1949, dhe
shpejt ato u ngritën në rang ambasadorësh,
duke pësuar rritje të madhe në
të gjitha fushat: diplomatike, ushtarake,
ekonomike, kulturore etj.
Kulmi i marrëdhënieve miqësore dypalëshe
u arrit në vjeshtën e vitit 1971,
kur rezoluta e propozuar nga Shqipëria
për pranimin e RP të Kinës si anëtare e
ligjshme e OKB-së dhe anëtare e përhershme
e Këshillit të Sigurimit u miratua
me shumicë dërrmuese nga Asambleja
e Përgjithshme. Pas vitesh përpjekjeje
të pareshtura, kjo ishte padyshim një
sukses i madh i diplomacisë shqiptare.
Duke lënë mënjanë konturet
ideologjike të kohës, angazhimi i Shqipërisë
në rivendosjen e të drejtave të
mohuara të RP të Kinës në OKB është
përvojë e vyer, prej nga ku mund të mësojnë
breza juristësh dhe diplomatësh.
Mirëpo ende kjo, ose nuk mësohet, ose
përmendet shkarazi në tekstet e lëndës
së të drejtës ndërkombëtare, që jepet në
fakultetet e Drejtësisë në vend.
Nga ana tjetër, përpjekja e suksesshme
e Shqipërisë në OKB i hapi objektivisht
rrugën rritjes së ardhshme të
rolit dhe peshës ndërkombëtare të RP të
Kinës.
Si një popull punëtor, mirënjohës
dhe me histori e kulturë të lashtë, populli
kinez nuk e ka harruar ndihmën e
madhe të Shqipërisë, çka vërehet te
përshtypjet e vizitorëve ende të pakët
shqiptarë, të cilët shkojnë në Kinë për
punë zyrtare, ose biznes. Madje, siç më
thoshte para disa ditësh një zonjë kineze,
"kënga e parë që kam mësuar në
anglisht ishte për miqësinë shqiptarokineze".
Ndjenjat e miqësisë së sinqertë
midis popullit të madh kinez dhe popullit
të vogël shqiptar nuk u tronditën as
nga pezullimi absurd i marrëdhënieve
dypalëshe në fund të viteve ‘70 prej
qeverisë shqiptare të atëhershme, çka
e futi vendin në periudhën e izolimit të
plotë dhe të së ashtuquajturës
"bllokadë".
Ndryshimet demokratike në Shqipërinë
e viteve ‘90 sollën më së fundi
rigjallërimin e marrëdhënieve midis dy
popujve e vendeve miq. Vizita zyrtare të
nivelit të lartë në RP të Kinës janë bërë
nga ana e dr. Berishës si President dhe
Kryeministër, nga prof. Meidani si President,
nga z. Nano si Kryeministër, nga
znj. Topalli si Kryetare e Kuvendit, si dhe
nga kryetari Rama. Vizita janë shkëmbyer
edhe në nivel ministrash të Jashtëm.
Megjithatë, me përjashtim të Deklaratës
së Përbashkët prej 9 pikash të 14
shtatorit 2004, midis kryetarit të Këshillit
të Shtetit, Uen Xhiabao, dhe Kryeministrit
Fatos Nano, që afirmonte vullnetin
e mirë dypalësh për fuqizimin e marrëdhënieve
në të gjitha fushat, shumë
pak është bërë për konkretizimin e perspektivës
së shkëlqyer të zhvillimit të
këtyre marrëdhënieve.
Marrëdhëniet diplomatike më të
rëndësishme në botë
Nga ana tjetër, vende të tjera nuk
ngurrojnë të kenë marrëdhënie të
ngushta me Kinën. Marrëdhëniet kinoamerikane,
për shembull, konsiderohen
jo vetëm si strategjike nga të dyja
qeveritë, por madje edhe si lidhje "ndërvarësie"
[Zheminzhibao, 15 janar 2009].
"Sot në botë nuk ka marrëdhënie
diplomatike më të rëndësishme se sa ajo
çka është arritur midis Republikës Popullore
të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara",
deklaroi para disa ditësh në Pekin
ish-presidenti Karter, i cili vendosi
edhe rilidhjen e marrëdhënieve dypalëshe
më 1 janar 1979. Tridhjetë vjet më
vonë, vëllimi i shkëmbimeve tregtare
mes dy vendeve është mbi 400 miliardë
dollarë. Sot ka rreth 145 binjakëzime
midis bashkive amerikane dhe kineze,
kurse qendra të kulturës kineze "Konfuci"
janë hapur në dhjetëra universitete
amerikane e mijëra studentë
amerikanë mësojnë çdo vit gjuhën kineze
("Nju Jork Tajms", 12 janar 2009). Aq
të ngushta janë lidhjet edhe në nivelin
më të lartë sa, sipas gazetës "Kina Sot",
Presidenti Bush e pati takuar 19 herë homologun
e vet kinez Hu Xhintao, gjatë
tetë viteve të Presidencës.
Peza e Tiranës apo…?
Edhe Greqia po i jep rëndësi të madhe
marrëdhënieve me Kinën. Vizita të
nivelit të lartë kanë kryer në Pekin Pres-
identi Papulias, Kryeministri Karamanlis
dhe ministresha Micotaqis-Bakojani.
Këto janë konkretizuar me marrëveshje
të rëndësishme ekonomike e tregtare,
sikurse është koncesioni i rëndësishëm
kinez në Portin e Pireut, hapja e linjës
ajrore Pekin - Athinë etj. Zhvillimi i
mençur i marrëdhënieve me Kinën nga
ana e qeverisë greke synon ta kthejë
Greqinë në qendrën e hyrjes së kapitalit,
investimeve dhe mallrave kineze për
Ballkanin, por edhe të rrisë eksportet
greke në Kinë.
Po pse të mos e marrë këtë rol Shqipëria?
Emblematike në këtë kontekst
është fotoja e shpërndarë vjet nga agjencitë
e lajmeve që tregonte Presidentin
kinez, Hu Xhintao, duke ndihmuar në
vjeljen e ullinjve në një kooperativë
bujqësore në fshatin Pezë. Puna është
se nuk kishim të bënim me Pezën e Tiranës,
por me Pezën e Kretës… Dhe të
mos harrojmë se bisedimet për lidhjen
e marrëdhënieve greko-kineze në vitin
1972 janë bërë nga përfaqësitë e tyre në
Tiranë…
Çfarë pret Shqipëria?
Kur një vend i madh si SHBA-ja dhe
një vend fqinj si Greqia u kushtojnë
rëndësi kaq të madhe marrëdhënieve
me Kinën, po Shqipëria çfarë pret? Ka
ardhur koha që administrata shqiptare
të ngrejë në një nivel cilësisht më të lartë
marrëdhëniet me Kinën. Për fat, kjo favorizohet
nga qëndrimi konstant miqësor
i qeverisë kineze, si dhe nga nostalgjia
e brezit të tanishëm të drejtuesve
dhe biznesmenëve kinezë, që ende ruajnë
kujtimet e miqësisë së ngushtë të
viteve 1960-1970.
Hapi i parë do të ishte krijimi i lehtësirave
për hyrjen e bankave kineze në
tregun shqiptar, përfshi krijimin e
bankave me kapital shtetëror të përbashkët.
Një nga mësimet e krizës së
pashembullt financiare globale është se
shteti nuk qenka më gogoli i "tregut të
lirë". Përkundrazi, ndërhyrja masive me
kapital shtetëror në industrinë bankare
etj., në SHBA e Angli, e quajtur me eufemizëm
si "injektim kapitali", nuk është gjë tjetër veçse formë shtetëzimi. Për
fat të keq, prirja e kundërt vërehet në
Shqipëri, ku mbështetur në këshillat e
FMN-së dhe Bankës Botërore, nuk u la
bankë shtetërore pa u privatizuar e
ndërmarrje shtetërore strategjike pa u
hequr nga kontrolli publik shtetëror.
Shteti shqiptar nuk duhet të ngurrojë
të ngrejë ndërmarrje shtetërore
strategjike, duke u mbështetur në "joint
ventures" me ndërmarrje shtetërore e
private kineze në mbarë ekonominë, sidomos
në transport, energji, përfshi energjinë
e gjelbër, telekomunikacion,
mjekësi, infrastrukturë, bujqësi, financë
etj. Teprica e fitimit që do të vinte
prej tyre do të mund të transferohej në
sektorë jetikë si arsimi, shëndeti publik,
rendi etj. Lidhja e drejtpërdrejtë ajrore
Tiranë - Pekin, dhënia me koncesion e
Portit të Shëngjinit, apo e Durrësit, modernizimi
i infrastrukturës për të gjitha
llojet e transportit, hapja e instituteve
"Konfuci" në universitetet publike të
Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës e Vlorës
etj., do të ishin vetëm fillimi. Madje, nga
përvoja kineze mund të mësohet edhe
ëshnë
lëmin e drejtësisë dhe hartimit të
legjislacionit, sepse juristët kinezë, para
se të hartojnë ligje, studiojnë me vëmendje
përvojën vendase e të huaj dhe
marrin prej kësaj të fundit çka i duhet
dhe përshtatet Kinës - nëse vërtet i duhet
- por kurrsesi pa kopjuar dhe adaptuar
fjalë për fjalë tekstin e huaj.
Probleme të vetme në marrëdhëniet
dypalëshe janë strehimi i panevojshëm
në Shqipëri i pesë ish të burgosurve të
Guantanamos, si dhe qëndrimi ndaj
Kosovës. Për problemin e parë mund të
gjendet zgjidhje praktike, sidomos me
ardhjen në fuqi të z. Obama si President.
Kurse lidhur me Kosovën, zyrtarëve
kinezë mund t‘u shpjegohet se
Kosova nuk gjen kurrfarë paralele tjetër
në Azi e gjetkë, se ajo ishte njësi konstitutive
e Federatës Jugosllave, se anulimi
i statusit quasi-republikan të Kosovës
solli fillimin e shpërbërjes së
Jugosllavisë, se Komisioni Badinter nuk
u shpreh për Kosovën, pasi kjo nuk iu
kërkua, se heshtja e tij mund të interpretohet
vetëm në favor të njohjes së kufijve
të brendshëm të të gjitha njësive federale
të Jugosllavisë dhe se me shëmbjen e saj
pavarësia i takon edhe Kosovës, sikurse
edhe njësive të tjera etj.
Duke qenë të ndërgjegjshëm se
anëtarësimi në BE mbetet perspektivë
e largët, edhe si pasojë e mosgatishmërisë
së Brukselit dhe ndonjë kryeqyteti
tjetër evropian, fuqizimi ekonomik
i Shqipërisë me ndihmën kineze do ta
bënte vendin më të pavarur politikisht,
si dhe më tërheqës para syve të skeptikëve
evropianë. Sidomos në kushtet
e krizës së sotme globale, zhvillimi me
përparësi i marrëdhënieve me Republikën
Popullore të Kinës është domosdoshmëri
historike, që do të ndihmonte
rritjen reale ekonomike të vendit, do
të hapte vende pune, si dhe do të
përmirësonte nivelin e jetesës së popullit.
Viti i ri kinez dhe përvjetori i 60 i
lidhjes së marrëdhënieve dypalëshe,
janë rasti më i mirë, edhe pse i vonuar,
për të fituar kohën e humbur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›