“Eshtë rritur dialogu në vend”
Konferenca Ipeshkvnore shqiptare vlerëson se në këto 18 vjet është rritur kultura e dialogut në vend. nëpërmjet një deklarate për shtyp Konferenca bën të ditur se “Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë vjetëve demokraci vëmë re se është rritur ndjeshëm kultura e dialogut në vendin tonë dhe vlerësojmë përpjekjet qytetare për të promovuar një administrim sa më të drejtë të realiteteve të përbashkëta”. Sipas Ipeshkvisë “si të krishterë, pa e humbur sensin e kritikës ndaj realitetit, duhet të mbajmë zgjuar shpirtin pozitiv dhe shikimin me optimizëm të ngjarjeve brenda të cilave zhvillohet jeta jonë shoqërore”.