“Rama s’mund t’i prishë zgjedhjet”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar dje nga Korça se kreu i PS-së, Edi Rama nuk mund të prishë zgjedhjet e 28 qershorit. “Nga Korça do t’i them Edi Ramës: festën e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund ta prishë njeriu i certifikatave. Çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund ta prishë njeriu, që ka prishur familjen e tij të vogël dhe po prish familjen e tij politike. Ai që ikën nga shtëpia e tij, ai që ikën nga lista e deputetëve, ai mund të iki kudo, prej gjithkund”, theksoi Topalli. Sipas saj “shqiptarët do votojnë vijimin e ndryshimit sepse projekte të tjera të mëdha kemi nisur. Mandati i dytë do të jetë mandati i punësimit, do jetë mandati i liberalizimit të vizave. Do të jetë mandati në të cilin Shqipëria do të bëhet gati për t’u bërë anëtare e BE-së”.