E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Do rishikojmë pensionet e ish-minatorëve

 

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka premtoi dje nga Mirëdita, se do kjo forcë do të mbështesë rishikimin e skemës aktuale të pensionit të ish-minatorëve. “Nesër në qeverisje ne do të kërkojmë miratimin e statusit të minatorit dhe rishikimin e skemës së pensioneve për ish-minatorët, ringritjen e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit në Mirditë, si dhe futjen e kompanive serioze në industrinë nxjerrëse të bakrit, gjë që do të sjellë dhe rritjen e numrit të së punësuarve. Ne mbështesim hapjen e një uzine të re të prodhimit të bakrit, ose vënien në punë të asaj të Rubikut”, tha Ndoka. Sipas tij, Mirdita është i vetmi qytet, i cili ka numrin më të ulët të përfaqësimit në qeveri dhe institucionet e shtetit gjatë këtyre 18 viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›