Policia e Shtetit feston 96 vjetorin e krijimit të saj

Policia e shtetit ka festuar sot 96 vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e hotel Tirana përvec autoriteteve të larta të shtetit merrnin pjesë edhe përfaqësues të policisë nga Italia,Maqedonia dhe Kosova. Në fjalimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi pasi u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minut heshtje për policët e vrarë ne krye të detyrës u shpreh se policia ka ndryshuar gjatë kohërave që nga krijimi i saj si në formë dhe përmbajtje por edhe në strategji. "Nga viti në vit policia është struktura e policisë është përmisuar dhe mund të themi se kemi një performancë të shkëlqyer" u shpreh Prençi.