E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë- akulli i krijuar në rrugë, shkakton probleme të shumta

Një autobus kosovar doli nga rruga si shkak i akullit të krijuar në aksin Shkodër-Pukë. Një person mbeti i plagosur, policia rrugore ka ndihmuar mjetin të rikthehet në rrugë. Akulli është kthyer në rrezik dhe për këmbësorët brenda qytetit të Pukës. 

PUKE- Rrethi i Pukës vazhdon të jetë në vështirësi si shkak i akullit që mbizotëron në pjesën dërrmuese të rrugëve. Trashësia e akullit i ka kaluar 4 cm, duke u bërë kështu një rrzik serioz veçanërisht për mjete që kalojnë pa zinxhirë. Problematik mbetet aksi Shkodër-Pukë, ku dhjetëra automjete u bllokun si shkak i ngricave në rrugë. Ndërsa një autobus me pasagjerë kosovarë dola nga rruga këtë mesditë duke shkaktuar lëndimin e njërit prej pasagjerëve që gjendej në fund të autobusit.
Pasagjeri i dëmtuar është dërguar drejt spitalit, ndërsa policia rrugore ka ndihmuar mjetin të rikthehet në rrugë duke e shoqëruar qtë deri në Kukës. Ndërkohë edhe brenda qytetit të Pukës shtresat e trasha të akullit që janë ngjeshur mbi rrugë, janë kthyer në një rrezik për këmbësorët, pasi mbi to nuk është hedhur asnjë sasi kripe dhe skorieje. Gati e njëjta situatë problematike paraqitet edhe në qytetin e Fushë Arrëzit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›