E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, interes për eksportime në Shqipëri

Kompanitë italiane të prodhimit të makinerive shfaqin interes për të eksportuar në Ballkan, nisur nga Shqipëria. Projekti, i prezantuar në bashkëpunim me IITJ-me, parashikon kryerjen e studimeve në tregjet ballkanike, për të parë mundësitë që ofrojnë. 

TIRANE- Prodhuesit italian të makinerive dhe paisjeve shfaqin interes për tregun Ballkanik, duke u fokusuar fillimisht tek Shqipëria. Instituti Italian të Tregeëstyisë së Jashtme në bashkëpunim me kompanitë e interesuara kanë paraqitur projektin për Ballkanin, i cili synon që të eksportohen nga Italia drejt Shqipërisë makineritë e përpunimit të metaleve si edhe paisje të tjera për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Në fjalën e tij Francesco Vitulli, drejtor i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme u shpreh se “kjo iniciativë për Shqipërinë është e ndërlidhur me interesin italian për të gjithë Ballkanin. Ajo pason nisma të tjera që zbatuar në Shqipëri në bashkëpunim me sektorin prodhues.”

Më tej Stefano Simioni, përfaqësues i kompanive italiane shtoi se “projekti për Ballkanin konsiston në dy faza. Faza e parë është kryerja e studimeve në tregun në Shqipëri, Kroaci, Serbi dhe Slloveni për të parë mundësitë. Faza e dytë është prezantimi i konkluzioneve të këtij studimi, ku do të hidhen edhje bazat e bashkëpunimit mes kompanive të të dyja vendeve.”

Italia renditet vendi i katërt në botë për prodhimin e makinerive të përpunimit të metaleve dhe e treta për eksportin e tyre, ndërrmarrjet italiane në ekspansion të vazhdueshëm për herë e më shumë po u drejtohen si tregjeve të largëta ashtu edhe ato të afërta me një përqindje zhvillimi domethënës si vendet e zonës së Ballkanit, për të qenë të parat për ti eksploruar dhe për ti bërë ballë konkurencës gjermane. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›