“Esmeralda Uruçi korruptohet lehtë”
Studentë të Universitetit të Shkodrës kanë reaguar dje në lidhje me largimin e Esmeralda Uruçit nga LSI. Kryetari i LRI-së Shkodër, Arlind Mitku, studentja Eni Kalaja dhe të tjerë studentë të këtij Universiteti thanë dje se “me veprimin e saj Esmeralda Uruçi përforcoi më shumë reputacionin e saj si njeri që korruptohet lehtë”. “LSI nuk ka nevojë për njerëz, si Esmeralda Uruçi, e cila pas krahëve të LSI-së çonte ujë tek mulliri i Ramës. Këtë e tregojnë haptazi veprimet politike të ditës së dielë, por Uruçi, Shiroka dhe Edi Rama do marrin përgjigjen e merituar nga elektorati shkodran me anë të votës që do vendosë triumfin e LSI”, thanë studentët. Sipas tyre, Esmeralda Uruçi me vendimin e saj për të lënë LSI-në në fillimet e fushatës elektorale, shpreh qartë karakterin e saj mosmirënjohës dhe veprim të ulët moral. Ata thanë se ajo ka dështuar në të gjitha kandidimet e saj, që nga viti 2000 për kryetare bashkie dhe deri në 2008 për Dekane e fakultetit ekonomik në Shkodër.