Espanyol huazon Weiss

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 20:11
Espanyol ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për ta huazuar për një sezon Vladimir Weissin.
Klubi spanjoll e ka bërë të ditur lajmin përmes uebfaqen së vetë zyrtare. 21 vjeçari sllovak, i cili i kaloi dy sezonet e fundit në Bolton e Ranges, ka udhëtuar drejt Barcelonës të hënën, për ta mbyllur çështjen.
“Espanyoli e Manchester City kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e Vladimir Weiss për një sezon”, shkruan në uebfaqen e Espanyolit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, përfaqësuesi sllovak do të prezantohet javën e ardhshme në ekipin e ri.