E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë në burgun e Guantanamos

Autori i Lajmit: Redaksia
Foto brenda burgut famëkeq të Guantanamos janë bërë publike për herë të parë. Skena të tmerrshme më shumë se sa terror apo torturë. Por prangat dhe telat me gjemba janë ende kërcënuese përtej shfaqjes së burgut të terroristëve. Ushtrimet të pakuptimta, vakte të ambalazhuara dhe “mësime jete” janë shumë nga detajet që tregojnë fotot profesionale të atyre pak të burgosurve që nuk janë akuzuar kurrë për krime, por vazhdojnë të qëndrojnë ende në izolim në kushtet më çnjerëzore të mundshme. Sot më pak se 200 të burgosur ndodhen në bazën detare amerikane në juglindje të Kubës, krahasuar me 780 që qëndronin brenda telit me gjemba pak muaj më parë. Të burgosurit që vuajnë ende dënimin kanë dalë të pafajshëm nga hetuesit e Pentagonit, por nuk janë liruar për shkak se rrezikojnë jetën dhe arrestimin në vendet e tyre të lindjes. Të tillë janë dhe ujgurët e famshëm. Të tjerë konsiderohen mes të dyshuarve më të rrezikshëm të terrorizmit në botë si Khalid Sheikh Mohammed, i cili ka pranuar me gojën e tij se ka qenë arkitekti i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Nju-Jork. Në foto, duket se kampi ka një ndjesi zbrazëtie dhe se personat e fundit atje janë thjesht duke pritur. Pavarësisht nivelit të rrezikut që mendohet se ata përbëjnë, të burgosurit lejohet të kryejnë ushtrime fizike në oborrin e burgut dhe të qëllojnë kokat e tyre në qelitë e njëri-tjetrit. Ushqimin ua sjellin me një karrocë të mbështjellë me shumë kujdes me letër plastike dhe pa enë, pasi mund të shërbejnë si armë të mundshme. Ata ndjekin rregullisht “mësimet e jetës”, ku mësojnë si të shkruajnë, ndërsa këmbët i kanë të lidhura me zinxhirë në dyshemenë e ftohtë prej hekuri. Gjatë rutinës së futjes sërish në qeli ata nuk i shpëtojnë kontrollit të imtësishëm. Këto fotografi janë lëshuar me lejen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe duken çuditërisht të “paqta”, por telat me gjemba, kamerat, rojet e armatosura dhe prangat qëndrojnë si dëshmi që brenda kampit gjërat janë shumë më të errëta. Presidenti amerikan,
Barak Obama, është zotuar se do ta mbyllë Gjirin e Guantanamos, një njollë e reputacionit ndërkombëtar të Amerikës. Presidenti i SHBA-së kërkoi të mësonte se si Uashingtoni mund ti jepte fund torturës dhe arrestimeve pa gjyqe dhe mesazhi i tij ishte për paqe dhe demokraci. Por ky ishte një nga premtimet e para të zotit Obama dhe nuk është zbatuar ende. Presidenti e quajti Guantanamon, pasi u ul në Zyrën Ovale një “vegël rekrutimi për terroristët”, ndërsa kritikët kërkuan nga Uashingtoni mbylljen e menjëhershme të tij. Por pavarësisht problemeve, nëse kampi do të vazhdojë të jetë ende funksional, Obama ka pasur kundërshtime akoma më të mëdha pas shpalljes së vendimit për mbylljen e tij. Ndërkohë, në Guantanamo, njerëzit e lidhur me pranga ushtrohen, flasin dhe mësojnë rregullisht dhe presin...
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›