Vasili-Senatorium: “Mungon komunikimi mjek-pacient”
Autori i Lajmit: Redaksia
Urgjenca sa me eficiente, tolerancë zero ndaj dukurive korruptive dhe kujdes të veçantë në elementët e komunikimit etik me pacientët. Këto kanë qenë tri detyrat kryesore, që Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, ka kërkuar nga mjekët e spitalit të sëmundjeve polmonare “Shefqet Ndroqi”, gjatë analizës vjetore. “ Kjo qendër është poli i dytë universitar që ne kemi, ndaj dhe kërkesat tona do të jenë të mëdha. Urgjencat fiktive janë një indeks që duhet analizuar sa më shpejt. Drejtoria e spitalit si dhe strukturat përgjegjëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të gjejnë sa më parë zgjidhje për këtë problem. Nuk ka asnjë kompromis për ato që tentojnë të mos e zbatojnë sistemin e referimit” ka thekësuar Vasili. Jo më pak Ministri i Shëndetësisë është ndalur dhe në një tjetër pikë, atë të komunikimit etik mjek-pacient. “Eshtë një nga atakimet e mëdha (shpesh dhe subjektive) të pacientëve karshi mjekëve. Ndaj do të kërkoja nga ana juaj një mirëkuptim dhe kujdes më të madh gjatë komunikimit etik mjek-pacient” ka theksuar më tej Vasili. Duke shtuar se nuk mund të pretendojmë që të gjithë pacientët të kenë njohuritë tona mjekësore ashtu siç nuk duhet të harrojmë që detyra kryesore që ne kemi është tiu shërbejmë qytetarëve. Një sjellje jo korrekte ndaj tyre shpesh mund të zbeh dhe shërbimin më të kualifikuar që mund të ofrojmë. Nga ana ime nuk do të ketë asnjë kompromis për këdo që tenton të shkelë sistemin e referimit. Tolerancë zero ndaj korrupsionit është dhe motoja e reformës që ndryshon shëndetësi”. Ministri i Shëndetësisë e ka vlerësuar punën dhe rastet e trajtuara nga personeli, duke u ndalur dhe në përballimin e sukseshëm të pandemisë gripale AH1N1. Spitali i Mushkërive “Shefqet Ndroqi”është qendra e dytë universitare në vend. Në të regjistrohen rreth 3041 shtrime në vit. Shfrytëzimi i shtratit gjatë vitit të kaluar ka qenë në masën 68.1 për qind. Rreth 7 milion euro pajisje mjekësore me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj pacientit janë investuar vitin e kaluar në këtë qendër. Ndërkohë nga ana e drejtorisë së kësaj qendre, në zbatim dhe të porosive të lëna nga Ministria e Shëndetësisë, po merren të gjitha masat për rishikimin e orarit të punës me qëllim që spitali të jetë i mbuluar në çdo kohë me numrin e nevojshëm të personelit.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010