Pas fitores Berluskoni përdor “Facebook”
Autori i Lajmit: Redaksia
MILANO – “Tani kemi përpara një periudhë armëpushimi elektoral dhe mund të fillojmë sezonin e reformave të mëdha, një reformë të madhe në drejtësi dhe një reformë modernizimi në ekonomi”. Këto janë fjalët e një mesazhi audio të kryeministrit italian që vjen për herë në faqen e parë të rrjetit social “Facebook”. Duke lajmëruar hapjen e një sezoni reformash, kryeministri italian shpjegoi gjithashtu se “është shumë i rëndësishëm mendimi i qytetarëve dhe sugjerimet e tyre për të bërë zgjedhje në sintoni me popullin tonë. Për të arritur këto rezultate ne do të përdorim internetin dhe “Facebook”,-un”, - premtoi kavalieri. “Ne vijmë nga një fushatë e vështirë elektorale. Shumë prej jush janë vendosur përkrah nesh në emër të vlerave të njëjta: lirisë dhe demokracisë. Po e bëni dhe në “Facebook”, duke mbrojtur pozicionet tuaja, sukseset e qeverisë sonë të mirë, programet tona, kandidatët tanë. Për të gjitha këto ju falënderoj nga zemra të gjithëve”, - tha shefi i kabinetit qeveritar në një telefonatë të regjistruar në faqen e gazetës së përditshme “Il Giornale” në rrjetin “Facebook”. “Rrjeti social është një rast për tu njohur, është një shesh virtual për të shpalosur dhe mbrojtur idetë veçanërisht kur ndizet debati politik. Nëse kemi bërë një fushatë të shkëlqyer elektorale, nëse pozitiviteti dhe optimizmi kanë fituar ndaj pesimizmit dhe shkatërrimit të së majtës është edhe falë jush”. Së bashku, - përfundon Berluskoni, duhet të ndërtojmë një revolucion të madh liberal për ta shndërruar vendin tonë në shtetin më modern dhe më të lirë.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010