Estonia mbështet FSK-në
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Estonisë, Jaak Aaviksoo, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar progres nëpër të gjitha fushat, ndërsa ka premtuar se në të ardhmen do të ketë mbështetje nga përvoja që ka Estonia, në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri estonez ndodhet që nga dita e djeshme për një vizitë në vendin tonë dhe gjatë ditës është takuar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fehmi Mujota. Duke falënderuar shtetin e estonez për kontributin e dhënë me trupat e saj ushtarake në kuadër të KFOR-it, ministri Fehmi Mujota ka thënë se është shumë me vlerë gatishmëria e Estonisë që të jap përvojën e saj në ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Ndërkaq, Aaviksoo vlerësoi se Kosova ka shënuar progres nëpër të gjitha fushat, ndërsa ka premtuar se në të ardhmen do të ketë mbështetje nga përvoja që ka Estonia, në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.