Kosova kërcënohet nga krimi e korrupsioni
Organizatat joqeveritare kanë deklaruar se korrupsioni dhe krimi është duke kërcënuar seriozisht të ardhmen e shoqërisë kosovare.
Një grupim organizatash joqeveritare të Kosovë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e sundimit të ligjit në Kosovë, zbatimin e mandatit të misionit EULEX dhe riaktualizimin e rastit të Albin Kurtit. Me anë të kësaj deklarate, shoqëria civile shpreh shqetësimin e saj sa i përket zbatimit të ligjit në vend.
Në deklaratë thuhet se zotimet e zyrtarëve të lartë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shoqërisë dhe politikës kosovare, janë mirëpritur. Por vonesat në zbatimin e tyre kanë filluar të vënë në dyshim përmbushjen e këtyre zotimeve.
Në këtë deklaratë po ashtu theksohet se çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë, është mbështetja që qytetarët e Kosovës do t’ia japin këtij misioni. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje EULEX-it që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.
“Shoqëria civile, por sigurisht edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për punën e EULEX-it, apo të ndërhyjnë në zbatimin e drejtësisë. Megjithatë bindja jonë është që në kandarin e prioriteteve të Kosovës, më me peshë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa trajtimi i rastit të Kurtit”, thuhet në deklaratë.
Në këtë deklaratë po ashtu theksohet se çelës i suksesit të misionit të EULEX-it në Kosovë, është mbështetja që qytetarët e Kosovës, do t’ia japë këtij misioni. Ata po ashtu i kanë bërë thirrje EULEX-it, që të përqendrohet në përmbushjen e misionit të vet dhe të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të shohim Kosovën duke bërë progres në integrimet evropiane dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.