Estonia ratifikon MSA-në Shqipëri - BE
Autori i Lajmit: Red.Parlamenti i Estonisë ratifikoi unanimisht marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit Shqipëri - Bashkimi Evropian. Sipas burimeve nga Kuvendi, ky ratifikim vjen pas vizitës së Grupit të Miqësisë Estoni-Shqipëri në Tiranë, më 29 gusht 2007, dhe pas njohjes prej tyre me reformat e admirueshme të bëra nga Qeveria shqiptare. “Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pasi falënderon për ratifikimin Parlamentin estonez, vlerëson ritmet e shpejta të këtij procesi, si një rast të veçantë, ku në 13 muaj MSA-ja ratifikohet nga 13 parlamente kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian , - thuhet në njoftimin për shtyp. Ratifikimi i kësaj marrëveshje u përshëndet dje dhe nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007