E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Të rinjtë të informohen për anëtarësimin në BE”

Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit, Ilir Meta, shprehu nevojën që njohuritë mbi procesin e integrimit duhet të shtrihen edhe në edukimin e të rinjve në shkolla. “Vlerësoj se shumë nga perceptimet janë realiste, por gjykoj se duhet bërë më shumë në drejtim të edukimit afatgjatë në shkolla për t i njohur të rinjtë mbi atë se çfarë përfaqëson anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, - tha Meta gjatë një takimi që u organizua nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ku u prezantua studimi “mbi perceptimet e shoqërisë shqiptare për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Ai u ndal edhe në çështjen e pajisjes së qytetarëve me viza, si një nga problemet më të ndjeshme për shqiptarët. Meta pohoi se shqiptarët ende vuajnë denigrimin dhe poshtërimin për marrjen e një vize. “Procedurat në dyert e ambasadave po shtrëngohen edhe më shumë dhe kjo jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga ato joanëtare”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›