E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: “Strategjitë e Bojaxhiut thellojnë borxhin e KESH-it”

Autori i Lajmit: Red.Ish -drejtuesi i Korporatës Elektroenergjetike, Andis Harasani, kundërshton politikat që po ndjek drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për zgjidhjen e situatës së rënduar në të cilën është korporata. Ai shpejgoi se KESH i ka dërguar një letër Bankës Amerikane, ku i kërkon kredi prej 30 milionë eurosh për të blerë energji elektrike gjatë stinës së dimrit, por kjo gjë do të rëndonte situatën e saj. “Kjo kërkesë do ta fusë KESH-in në një tjetër borxh dhe kjo nuk është mënyra e duhur për të dalë nga kriza. Strategjia e drejtorit Gjergj Bojaxhi është e gabuar”, - u shpreh Harasani. Sipas tij, Qeveria duhet të marrë masa urgjente para afrimit të stinës së dimrit duke hapur tender për blerje energjie dhe të bëjë sa më shpejt trasparente situatën financiare në të cilën ndodhet Korporata. Ai u shpreh dhe kundër ngritjes së një HEC-i nga KESH.

Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›