Ethet për Bashkinë, Berisha, batuta në mbështetje të Bashës
Basha deklaroi se është i gatshëm të rivalizojë Ramën
Duket se Lulzim Basha, ministri i Brendshëm, do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës duke garuar përballë Ramës. Vetë ministri i Brendshëm, Basha, ka deklaruar gjatë një interviste televizive së është i gatshëm të rivalizojë Ramën dhe të fitojë përballë tij në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë deklaratë, kryeministri Berisha ka bërë humor gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit Ndërministror për Integrimin, por duke shprehur mbështetjen e tij për këtë kandidaturë. Gazeta “Albania” ka botuar pak kohë më parë, duke u bazuar në burime pranë selisë blu, se ministri Basha është kandidati potencial i PD-së për Bashkinë e Tiranës. Megjithëse ai deklaroi se pritet më parë vendimi i strukturave të PD-së, dihet se nëse ai gëzon mbështetjen e Berishës, nuk ka çfarë vendimi tjetër të presë, në një kohë kur strukturat e PD-së janë pothuajse inekzistente.
Deklarata
“Absolutisht kam të gjithë angazhimin dhe energjinë të përballem me çdo sfidë dhe të dal fitimtar”, - deklaroi Basha gjatë një interviste televizive. Ai madje nuk mohoi as dëshirën dhe as përgjegjësinë, siç tha, për të pranuar çdo kërkesë të strukturave të Partisë Demokratike, përfshirë kandidimin për të qenë kryetari i ardhshëm i bashkisë më të madhe në vend. “Këto janë çështje që i përkasin, për nga vendimmarrja, në radhë të parë Partisë Demokratike, në radhë të dytë koalicionit Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Nëse ka një ofertë konkrete, të jeni të bindur që të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe energjitë e mia do të vihen në dispozicion”, - deklaroi z. Basha. Ai theksoi se “nuk i jam trembur asnjë sfide, fitorja e së cilës gjykoj se i shërben arritjes së objektivave të këtij vendi dhe atyre për të cilat unë besoj”. Dhe, duke përfunduar, tha: “Nuk i trembem absolutisht asnjë sfide, e cila do të kontribuonte në arritjen e objektivave dhe shërbimit ndaj qytetarëve të këtij vendi. Absolutisht as sfidës që ju përmendët. Natyrisht që nuk mund të paragjykoj procesin, se procesi është vendimmarrja e partisë sime, e Partisë Demokratike. Absolutisht kam të gjithë angazhimin dhe energjinë të përballem me çdo sfidë dhe të dal fitimtar”, - është shprehur Basha. Ndërsa kryeministri Berisha, në përfundim të fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin, bëri humor me deklaratën e Bashës. “E teprove mbrëmë. Shkove të flisje për vizat e fole për Bashkinë”, - tha Berisha mes të qeshurave.
Procesi
Për të përfaqësuar PD-në në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet që një kandidat potencial të gëzojë mbështetjen e krerëve më të lartë të PD-së, veçanërisht të kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Topalli. Më pas, formalisht, kjo kandidaturë diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Por më parë duhet të zgjidhet Kryesia e re, e cila zgjidhet në bazë të Statutit me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Por Këshilli i ri Kombëtar, i zgjedhur më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ende nuk është konstituuar, pra ende nuk ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë. Burimet nga PD-ja kanë bërë të ditur se ende nuk ka një datë për mbledhjen e Këshillit dhe ai që vendos për të thërritur këtë forum të lartë vendimmarrës është pikërisht kryetari Berisha.
OSBE-ja, të hënën konferencë për gjendjen e medias në Shqipëri
Gazetarë dhe analistë shqiptarë do të diskutojnë për gjendjen aktuale të medias, në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj. Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për çështje të tilla si liria e shprehjes, pavarësia editoriale dhe përgjegjësia e medias. Zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së, Renate Herrmanns, anëtarët e Këshillit të Etikës të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Fatos Lubonja dhe Bashkim Hoxha, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa dhe eksperti i medias, Lufti Dervishi, do të flasin në konferencë.
1 Maj 2010