Etika ndaj së ndryshmes
Artur LAZEBEU*
Kafe-pauzë në Strasburg
“Ligji është një pengesë: luani e kapërcen nga sipër; dhelpra i bishtnon anash; gjarpri i zvarritet nga poshtë, kurse gomari rri e pret derisa dikush t’i ngrejë traun”. Kështu vijonte biseda me një koleg franko-gjerman, të cilin e kisha pritur dhe informuar këtu, për çështje të diskriminimit, teksa konsumonim 15-minutshin e kafepauzës, diku në një kthinë korridori, në godinën e Këshillit të Evropës në Strasburg. Ndihesha dhe nuk ndihesha mirë teksa për këtë konstatim anekdotik, ai i referohej një fenomeni të viseve tona, shqiptare dhe ballkanike bashkë. Në vijim të gjuhës së Ezopit, e pyeta: “Po zhapiku dhe bretkosa?” “Këtë ma thuaj ti, më thotë miku. “Zhapiku, edhe kur e kap, ta lë bishtin në dorë, kurse bretkosa, në mes të llucës, thërret: Ej, unë këtu jam super-Miss”, i thashë, teksa mu kujtuan gjithaq nja dy fabula, njëra ndër të cilat edhe ajo për “servilin që pi jo dy nëna, por gjithë kopenë”.
1.Qasja e parë
(Pa)Barazia para ligjit mbetet një shqetësim i njohur sa vetë shteti, madje edhe më i vjetër, llogaritur këtu kimizmin subjektiv dhe egon tonë parake, diku të shfrenuar e diku jo në raportet njerëzore, të cilat ndikojnë rëndom edhe marrëdhëniet e të gjitha niveleve, pa përjashtuar edhe ato të punës. Ligjet, në çfarëdolloj konteksti institucional, nuk kanë më shumë vlerë se sa ne vetë u japim atyre. Nëse synon që një ligj ta kthesh në të kundërtën e tij, atëherë fillo e zbatoje atë në mënyrë përzgjedhëse, pra diskriminuese. Kështu, sepse edhe në rastin më të keq, ndoshta mund të kemi një moral ende të pasanksionuar në ligj, por kurrsesi nuk mund të kemi ligj të pamoralshëm. Në realitetin administrativo-juridik shqiptar të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një normalitet, sipas të cilit jemi të detyruar orë e çast të falënderojmë herë hajdutin, nëse na vjedh më pak se më parë, herë mjekun që ta merr ryshfetin vetëm kur “ia jep vetë”, herë pronarin apo bosin e herë edhe mikun apo mikeshën që marrëdhëniet i tregton në funksion të karrierës.
Shqipëria raportohet herë pas here me vizitat e ndërkombëtarëve, të cilët, teksa kërkojnë vendosjen e shtetit ligjor, theksojnë edhe një aspekt shumë të rëndësishëm të ligjit në vendin tonë, etikën e zbatimit të ligjit. Ky aspekt ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjit, me barazinë para ligjit, dhe neni 18 i Kushtetutës përmban në vetvete parashikimin bazë për mosdiskriminimin, duke e radhitur atë në një nga të drejtat vetjake themelore.
Shtrohet pyetja: Sa institucionet shqiptare dhe shërbimet publike që ato ofrojnë e thithin mendimin e qytetarëve për cilësinë e shërbimit që u ofrohet? A i pyesim ne qytetarët, nëse cilësia e dobët e shërbimit, efektivisht kjo shkelje e të drejtave të tyre, ka ndodhur për shkak të ndonjë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbi bazë race, seksi, lidhjeje familjare, orientimi politik, gjendjeje pasurore etj, etj?
Para ca kohësh, pjesë e një grupi gazetarësh dhe juristësh, ishim për një takim edhe në Departamentin e Shtetit në Washington. Ndër të tjerë mikpritës, ishte dhe dikush që të gjithë e njohëm menjëherë, një nga ish-ambasadorët amerikanë në Tiranë. “Ju ende vuani mentalitetin e trashëguar që nga periudha otomane e këndej”. Kështu tha antikomunisti i spikatur dhe të gjithë u pajtuam. Jo se e tha ai. Nëse nuk do të reagojmë në një formë apo tjetër ndaj këtij mentaliteti, të gjithë jemi fajtorë për ngecjen ende pas një sistemi, ku diskriminimi dhe të gjitha format e tij, sidomos ai në vendet e punës, do të vazhdojë të jetë konsum i përditshëm i thuajse çdo administratori, publik apo privat, që ka qoftë edhe diçka të vogël në dorë, minimalisht një fjalë të mirë apo të keqe. Kjo të kujton atë sistem feudal të pronieve, të atyre shpërblimeve që sulltani i dikurshëm u jepte të preferuarve të tij, jo për ndonjë meritë, përpos vardisjeve, spiunllëqeve, intrigave meskine apo kompromiseve dhe konfliktit të pafund të interesave. Nëse kemi pasur një qëllim, sadopak idealist, edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit, duke u orientuar nga standardet e larta të mirëqeverisjes, ky ka qenë minimizimi i një realiteti dëshpërues, aspak etik dhe motivues, qoftë edhe për një qytetar të vetëm të këtij vendi. Se sa ia kemi dalë, kjo mbetet për t’u vlerësuar në plan afatgjatë. Modestia dhe përulësia në ushtrim të detyrës duket se edhe për shumë kohë do të mbeten jashtë axhendës tonë etike si zyrtarë, sidomos me ata, nga taksat e të cilëve ne përfitojmë.
2. Qasja e dytë
A do të pranonit një President homoseksual? Po një Kryetare Parlamenti lesbike? Si do të ndiheshit me një shef apo vartës biseksual?
Këto ditë hyn në fuqi një ligj kundër diskriminimit. Sapo u prezantua, shumëkush nxitoi ta identifikonte ngushtësisht me lejimin e martesave brenda të njëjtit seks. Kemi të bëjmë me një moral të ri, i cili synon të bëhet pjesë e një realiteti juridik në Shqipëri. Kemi përballë njëri-tjetrit një realitet etik dhe një realitet juridik. Dhe realitetet konkurruese nuk zgjidhen vetëm me predikime! Për të qenë i sinqertë, ende nuk ndihem aq i ndriçuar sa të pres krahëhapur apo, eventualisht t’i jap bekimin ndonjë çifti homoseksualësh apo lesbikesh. Edhe ata nuk e kërkojnë këtë gjë nga ne, heteroseksualët.
Intoleranca ndaj vetvetes ngelet gjithmonë parakusht thelbësor për tolerancën ndaj tjetrit, si garanci e vetme e komunikimit civil. “Unë jam tolerant me ty”, i themi tjetrit, duke harruar se kjo nuk është etike dhe praktikisht bëjmë diskriminim, pasi e paravendosim veten në pozitë superiore, ndërkohë që toleranca parakupton mbi të gjitha parimin e barazisë së palëve dhe të armëve.
Pyetja ngrihet: Pse këtu, brenda nesh, të mos bëjmë disa sondazhe? Parandiej se, nëse do të pyeteshim për pranimin ose jo të fenomenit të homoseksualitetit, një shumicë dërrmuese do të jepte përgjigje PO, mjaft për të mos u akuzuar për homofobi. Edhe po të pyeteshim për bezdisjen e mundshme në prani të një të ndryshmi në orientimin seksual, përgjigja JO, përsëri ndoshta do të kish qenë në nivele të kënaqshme. Po nëse do të pyeteshim, për të pranuar ose jo që kujdestarin ose kujdestaren e fëmijës tonë ta kishim homoseksual apo lesbike? Këtu e dyshoj shumë mirëkuptimin dhe pranueshmërinë. Përse të mos shtrojmë dhe të kërkojmë mendim edhe për pyetje të tilla si: “Sa do ta pranonit një President homoseksual?” “Po një Kryetare Parlamenti lesbike?” Ose: Si do të ndiheshit duke punuar me një shef apo vartës biseksual?”
Sondazhe të tilla janë bërë dhe bëhen rëndom në shtete të ndryshme, të cilat duan të sigurojnë një minimum shkalle pranueshmërie dhe zbatueshmërie të pritshme të legjislacionit që synohet të miratohet edhe në këtë fushë.
Më e drejtë do të ishte sikur vetë këta persona të afirmonin identitetin e tyre gjinor publikisht dhe intelektualisht.
3. Qasja e tretë
Problemi i diskriminimit është shumë më i gjerë dhe nuk duhet ta reduktojmë vetëm te trajtimi i orientimeve seksuale. Si shoqëri dhe si shtet kemi shumë për të bërë në dhënien e drejtësisë, jo vetëm në kuptimin juridik të kësaj fjale, por edhe në relacionin e ndërvarësisë humane që ky nocion krijon në të gjitha mjediset e realitetit shqiptar. Shikoni çfarë ndodh në realitetin virtual të politikës së ditës. Lufta për diskualifikimin e tjetrit fillon së pari brenda llojit. Deligjitimimi i tjetrit deri në asgjësim shfaqet në rastin tipik, kur fjala vjen, një ish-fanatik i regjimit, ish-komunist ose jo, në kërkim të alibisë së tij për ndryshim, etiketon me akuzën “bir komunisti”, pikërisht djalin e bashkëmilitantit të tij të dikurshëm, pse jo edhe të akuzuar dikur po prej këtij për prirje liberale në luftën e klasave. Dhe mbasi i qërojmë hesapet brenda llojit, denigrimi dhe diskualifikimi ekstrapolohet, duke hedhur e pritur gjylet e urrejtjes patologjike midis llojeve, qofshin këto grupime shoqërore, parti politike, institucione apo edhe biseda private “miqësore”. Gjithmonë një betejë ka edhe fitimtarin e konjukturës, pavarësisht se luftës nuk i shihet fundi dhe e kërcënojmë njëri-tjetrin me fjalët “hajt, se jeta është e gjatë”.
Nëse miratuam edhe një ligj të antidiskriminimit, të synojmë që, së paku, t’i hapim sadopak mendjen vetes dhe të gjithë atyre që kanë sadopak në dorë të trajtojnë me respekt apo pa respekt, me dinjitet apo me përçmim individin shqiptar. Teksa të gjithëve na bashkon atributi i njerëzores, kjo nënkupton edhe aspiratat njerëzore, edhe ambiciet personale për të afirmuar secili dinjitetin e tij. Një ligj i tillë, por edhe një institucion për zbatimin e tij, mbeten të mirëpritura, me atribute vendimmarrëse apo thjesht rekomanduese, mjaft të sigurojnë efikasitet.
Përsëri në kafe-pauzë.
Bashkëbiseduesit tim i thashë: edhe mua, edhe ty, besoj, na vjen mirë kur bëjmë diku luanin, diku dhelprën e diku gjarprin. Pse jo, edhe gomarin. Puna është, kur të tjerët na vënë në pozitën e gomarit. Si thua?
Një bindje më thotë se zhvillimi dhe qytetërimi rëndom kanë ardhur nga puna e këtyre lloj “gomarëve”. Mirënjohje “marrëzisë” së gomarit!
*Jurist, Drejtor Kabineti pranë Avokatit të Popullit