E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto: Dua vetëm kampionatin

02/02/2005  Ka demostruar me golat e shënuar, se 24 milion eurot që Barcelona ka shpenzuar për t’a blerë nga Majorka, nuk janë shpenzuar kot, madje tashmë Samuel Eto është një nga futbollistët më të preferuar në stadiumin Kamp Nou. Nëse kamerunezi do të vazhdojë me këtë rritëm do t`i thyejë të gjitha rekordet e fiksuara më parë. Me mesataren e golave që ka shënuar deri ani, Eto mund të shpallet në fund të sezonit golashënuesi më i mirë i kampionatit, me më shumë se 30 gola.

Në këto 20 ndeshjet e para me bluzën e Barcelonës, Samuel Eto ka treguar, se ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm dhe për këtë është futbollisti, që është zëvendësuar më pak nga tekniku Frenk Rajkard. Eto, aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 16 gola të shënuar, që e kanë ndihmuar padyshim Barcelonën të ruajë diferencën prej shtatë pikësh me rivalët e Real Madrid.

Vetëm Romario dhe Ronaldo, dy sulmues, që kanë bërë histori me bluzën katalanase kanë, kanë arritur të shënojnë deri në këtë pikë të sezonit respektivisht 16 dhe 17 gola. Kjo do të thotë, se nëse kamerunezi ndjek linjën e dy sulmuesve brazilianë do t’a mbarojë kampionatin me më shumë se 30 gola. Ndryshimi i Samuel Eto me Ronaldon dhe Romarion është se kamerunezi në 12 ndeshjet e para të kampionatit ka pasur një mesatare më të lartë, se ajo e brazlianëve.

Sidoqoftë, mesetarja e lartë e golave nuk e kënaq Eto, i cili ka deklaruar disa herë se preferon të fitojë titullin kampion: ”Ajo që llogaritet më shumë për mua është të fitojmë kampionatin”- ka thënë sulmuesi përpara ndeshjes me Sevilia.

Premiera Division nuk ka pasur asnjëgerë sulmues më efektiv se Eto. Sezonin e shkuar kamerunezi ka shpërthyer me Majorkën, ku ka shënuar 17 gola, ndërsa aktualisht është në kuotën e 17 golave kur jemi pothuajse në gjysmën e kampionatit. “Nuk më pëlqejnë trofetë personal, por preferoj të fitoj në kolektiv”- ka përfunduar modest Eto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›