Industria e vajit kërkon rinegocim me OBT

02/02/2005 Tarifat zero u kanë kushtuar prodhuesve 25 për qind të fitimit
Prodhuesit e vajit në vend, janë duke përballuar konkurrencën e prodhimeve me tarifë zero, që tashmë vijnë lirshëm nga fqinjët, duke u rrezikuar pozicionin në treg. Dy prodhuesit e fuqishëm në treg “Olim” dhe “Floriol”, kanë kuptuar nga kalkulimet e fundit, se norma e fitimit pas hyrjes në treg të vajit pa doganë ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave, vetëm humbjet e kompanisë “Olim” llogariten 20– 25 për qind të të ardhurave, pas zbatimit të marrëveshjes. Kjo ka bërë që industria ushqimore e përpunimit të vajit, të kërkojë në Ministrinë e Ekonomisë, një rinegocim me OBT për kushtet e marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë. Në fillim të marsit, pritet të vijë një tjetër grup pune nga Komisioni Evropian, për të diskutuar rreth kushteve të marrëveshjeve. Ky moment kërkohet të shfrytëzohet nga prodhuesit e vajit për të kërkuar shtyrje të afateve të hapjes së kufijeve me tarifa zero, në mënyrë që t’u lihet kohë prodhuesve të vendit të forcojnë pozicionet e tyre në treg. Aktualisht, “Olim” është lider në tregun ushqimor, që merret me prodhimin dhe përpunimin e vajit ushqimor. Dy kompanitë që prodhojnë në vend, “Olim” dhe “Floriol”, mundën gjatë viteve të fundit të reduktojnë ndjeshëm vëllimin e importit të vajit vegjetal, duke plotësuar kërkesën e brendshme me vajin e prodhuar në vend. Por, aktualisht, kjo industri është e rrezikuar nga prania në treg e vajit të imporit që vjen pa doganë dhe që arrin te konsumatori me kosto më të ulët. Prodhuesit e vajit do të kërkojnë një ulje të tarifave doganore për lëndën e parë, vajin grexh, në mënyrë që t’i japin një impuls të ri prodhimit në vend dhe të jenë më konkurrues në treg. B. K.