E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moxhi: Komplot kundër Juves

23/04/2005  Luçiano Moxhi reagon shumë ashpër pas lajmit se Zlatan Ibrahimoviç është skualifikuar për tre ndeshje: “Është një komplot kunder Juventusit, sepse më duket shumë e çuditshme që Ibra është skualifikuar 3 ndeshje, aq sa mjaftojnë për të mos luajtur kundër Milanit”. Sulmuesi suedez i Juventusit është dënuar për goditjen që i dha Kordobës, gjatë ndeshjes kundër Interit, ndaj do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Juventusit, kundër Lacios, Bolonjës dhe mbi të gjitha, Milanit, ndonëse pritet që Juventusi ta çojë çështjen në apel. Drejtori i përgjithshëm bardhezi, i informuar mbi vendimin e komisionit të disiplinës gjatë një emisioni të televizionit SKY, ka reaguar në mënyrë polemizuese dhe plot sarkazëm, duke lënë të kuptohet se gjithçka është bërë për të dëmtuar Juventusin në luftën për titull, si dhe ka sulmuar kameramanët e televizionit SKY, që kanë arritur të kapin momentin e goditjes së Ibrahimoviçit ndaj Kordobës: “Duhej me të vërtetë një regjisor i zoti, për të kapur një moment të tillë, do doja të dija emrin e tij, sepse është treguar shumë i shkathët. Ai zotëri me siguri i ka bërë një të mirë futbollit dhe shoqërisë, komplimenta atij dhe televizionit që e paguan”. Kur Moxhit i kujtojnë se Ibra do të mungojë edhe kundër Milanit, ai regon përsëri me ironi: “Një fakt i tillë nuk më habit. Mendoni ç’farë kombinimi i bukur: Ibrahimoviç do të mungojë pikërisht kundër Milanit. Me të vërtetë një rastësi jo e zakonshme”. Më pas, Moxhi bën dallimin midis dënimit të Totit dhe atij të Ibrahimoviçit: “Janë dy ngjarje krejt të kundërta dhe pa lidhje midis tyre, besoj se këtë gjë e kuptojnë të gjithë. Mjafton të shohësh televizionin dhe të nxjerrësh përfundimet. Vendimi për dënimin e Ibras është si një rrufe në qiell të hapur, tani jam i shqetësuar”. Megjithatë, Moxhi nuk lë të kuptohet nëse cështja do të shkojë në apel: “ǒfarë, apeli, nuk kemi ndër mend të bëjmë asgjë për momentin. Por do të bëjmë vlerësimet e duhura dhe do të shohim më vonë”. Me siguri, Juventusi do të përpiqet që ta ulë dënimin të paktën në dy ndeshje, për të bërë të mundur që Ibrahimoviç të jetë në fushë kundër Milanit, në ndeshjen e madhe të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›