Eto mund të gjobitet
21/05/2005 Kësaj here, Samuel Eto duhet të “fusë dorën në xhep”. Deklaratat e bëra nga ai, gjatë festimeve të titullit të Barcelonës, në “Kamp Nou”, në drejtim të Real Madridit, kanë nxitur polemika të ashpra. Edhe pse vetëm një ditë, lojtari i Kombëtares kamerunase i kërkoi falje “galaktikëve” dhe drejtuesit e klubit pranuan faljet e tij, Komisioni i Disiplinës nuk është i gatshëm të lërë mënjanë këtë çështje, duke e bërë një shembull për të ardhmen. Sipas gazetës spanjolle “AS”, shuma për këtë gjobë është midis 3 mijë dhe 12 mijë eurove, një shifër kjo, gati qesharake, në lidhje me pagesën e sulmuesit. Gjithsesi, klubi katalanas nuk është aspak dakord me këtë vendim. Veprimi i tij, pas këtyre deklaratave justifikon gjithçka. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që klubi t’i kërkojë Komisionit Disiplinor që ky vendim të shpallet, vetëm pas përfundimit të kampionatit, pasi aktualisht ai po mundohet të fitojë titullin, si golashënuesi më i mirë.