Mbërrijnë në Shkodër sipërmarrës italian
21/05/2005 “Inspektojnë” për investime
SHKODER - Nisma e konsullatës italiane në bashkëpunim me agjencinë “Teuleda” dhe UNOPS/PASARP, për krijimin e një marketingu teritorial, duket se ka nisur të japë efektet e saj.
Në muajin mars të këtij viti, përfaqësues nga këta organizatorë si dhe përfaqësues nga Qarku, Bashkia, Dhoma e Tregtisë dhe biznesmenë nga Shkodra, vizituan shtetin fqinjë, Italinë, për të kontaktuar me sipërmarrës të fuqishëm të Italisë, në mënyrë që të shpalosnin vlerat që paraqiste rajoni i Shkodrës, duke i dhënë përceptimin e saktë të territorit, ofertat reale dhe gjendjen social ekonomike si dhe eksperiencën territoriale, aftësinë prodhuese, lëndën e parë, traditat, specializimet teknike dhe zgjidhjet që ofron zona e Shkodrës. Gjatë kësaj vizite, që u cilësua si shumë e sukseshme nga organizatorët, u vu re një interesim i madh nga italianët, të cilët premtuan se së shpejti do të vinin në Shkodër, për të parë nga afër mundësitë e investimeve që ofronte zona.
Ka qenë pikërisht dita e djeshme, kur është kthyer vizita, nga ana e italianëve, të cilët kanë ardhur me një delegacion të provincës së Modenës, që përfshinte dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe të universitetit të qytetit. Delegacioni, i cili u prit nga konsullata italiane u shpreh i kënaqur me mundësitë reale që ofronte rajoni i Shkodrës dhe u shprehën se së shpejti do të vijnë për të bërë investime konkrete në këtë rajon.
Përveç tyre, konsullata italiane ka pritur në qytetin e Shkodrës Shoqatën e Sipërmarrësve Italianë Veprues në Shqipëri me një delegacion të zgjeruar me sipërmarrësit e rinj “Assindustria BARI”, të cilët zhvilluan disa takime në nivel institucional dhe nisën një seri kontaktesh me sipërmarrësit shkodranë, duke treguar edhe njëherë interesin e AIIOA-së për investime në Shkodër, të cilat janë të projektuara drejt realizimit të një rrethi industrial në rrugën që të shpie drejt Malit të Zi.
Konsulli italian, Roberto Orlando, shprehet se të gjitha këto nisma konfirmojnë edhe njëherë angazhimin e Italisë për zhvillimin e Veriut të Shqipërisë, objektiv strategjik për të cilin janë thirrur të konkurrojnë forcat politike dhe institucionale së bashku me shoqërinë civile dhe me sipërmarrësit, mbi bazën e një programi të përshtatshëm dhe administrimi të burimeve territoriale.