Juve, projekte për Champions
21/05/2005 Pas fitores së titullit, drejtuesit bardhezinj synojnë të përforcojnë skuadrën për të fituar edhe në Evropë
Kampionati aktual tashmë i përket Juventusit, por bardhezinjtë nuk janë të kënaqur. Kjo për faktin se prej vitesh “Zonja” niset me pretendime të mëdha për të fituar Ligën e Kampioneve, por ky trofe mungon prej një dekade, ndaj Kapelo e Moxhi kanë hartuar një listë blerjesh për të dominuar edhe në fushë ndërkombëtare. Pra, sezonin e ardhshëm Juventusi do të synojë mbi të gjitha Ligën e Kampioneve, duke qenë se në Itali është superiore ndaj të gjitha skuadrave. Kapelo e kishte thënë që në fillim të sezonit, kur vuri këmbë në Torino: “Dua t’i jap Juventusit famë dhe lavdi në Evropë”. Të paktën për këtë vit, planet e tij nuk janë realizuar, sepse ka dalë pengesa e paritur e Liverpulit, që tashmë është në finalen e Champions kundër Milanit. Bardhezinjtë janë ngushëlluar me kampionatin italian, por tani Moxhi duhet të planifikojë sulmin drejt trofeut më prestigjoz të Evropës. Tratativat në merkato janë të shumta, duke filluar nga shitja e David Trezegesë, i cili ka shumë adhurues në Angli e Spanjë, por edhe në Francë, ku e kërkon Lioni. Një tjetër lamtumirë mund të jetë ajo e brazilianit Emerson, për të cilin Reali i Madridit ka ofruar 20 milionë euro. Paratë që do të vinin nga shitjet e dy lojtarëve të mësipërm, jo vetëm që do të rregullonin bilancet, por edhe do të mundësonin blerjen e lojtarëve të rinj, sidomos po të përfundojë edhe shitja e Zambrotës te Çelsi, që ofron shifra marramendëse. Me shumën që do të krijohej, bardhezinjtë do të realizonin ëndrrën e tyre më të madhe, që quhet Xhilardino (gjithmonë nëse do t’i lejojë Milani), përveç argjentinasit Samuel, që mund të vijë në shkëmbim të Emersonit nga Reali. Edhe nëse nuk do të vinte sulmuesi i talentuar i Parmës, Moxhi do të siguronte pa problem firmën e Antonio Kasanos, për të cilin Roma do të pranonte para dhe Mutunë në shkëmbim. Për mesfushën, dëshira e Kapelos quhet Kristiano Zaneti, që së bashku me David Pizarron do të formonte një dyshe të re qendrore. Në listë janë edhe Edu e Xhanikeda, ndërkohë që ka firmosur Kovaç i Bajernit të Mynihut. Pra, Juventusi evropian po merr formë pak nga pak.