Eto‘o rrëfehet: Do të doja të rikthehesha te Barça
Edhe pse ende nuk është në 100%, ka demonstruar kualitet në ndeshjen me Lacion. Po flasim për blerjen e madhe të Interit, Samuel Eto‘o. Kamerunasi po i afrohet formës ideale, siç rrëfen vetë për shtypin e vendit të tij. "Jam i kënaqur se si po shkojnë punët në skuadrën time të re, shprehet Eto‘o, edhe pse ende nuk jam në 100%. Përshtypja që lashë në finalen e Superkupës ishte shumë pozitive. E dominuam takimin, duke krijuar shumë raste për shënim". Ndërsa rrëfen edhe nostalgjinë për të kaluarën. "Te Barcelona jam ndjerë shumë mirë dhe një ditë do të më pëlqente të rikthehesha të luaja në këtë klub të madh, ka vazhduar më tej ai, por aktualisht ndjej kënaqësi që jam tek Interi, ku ndihem si në shtëpinë time, dhe pse ka pak kohë që kam ardhur". Në fund bën një koment për trajnerin Hoze Murinjo dhe shokun e sulmit Diego Milito: "Trajneri më ka karikuar shumë që të jap maksimumin, ndaj e falënderoj, shton kamerunasi. Me Militon dukemi një çift perfekt, kombinojmë shumë mirë".