E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Fabregas duhen 45 milionë euro

Çesk Fabregas vazhdon të jetë një nga objektivat e merkatos blaugrana. Arsenali dhe Arsen Venger nuk dëshirojnë të heqin dorë lehtë nga xhevahiri i tyre. Në orët e fundit kanë refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh të ardhura nga Barça. Anglezët zhvillojnë tratativa vetëm për 45 milionë euro e sipër. Lojtari, nga ana e tij, do të ishte entuziast për rikthimin në atdhe, por është i shqetësuar nga konkurrenca e Ksavit e Injestës. Barcelona ka vënë një kufi: brenda së martës së ardhshme kjo tratativë duhet të përfundojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›