Presidenti Tadiç mund të krijojë një qeveri të qëndrueshme në Serbi
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, tha dje në Bruskel se besonte që presidenti serb, Boris Tadiç, mund të krijonte një qeveri të qëndrueshme me ndihmën e partive të cilat, në dukje, nuk ishin plotësisht të sigurta. “Bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Serbisë është opsioni i vetëm për funksionimin e forcave proeuropiane serbe”, - tha Rupel në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe i uroi sukses presidentit Tadiç. Ai tha se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kishin mirëpritur fitoren e forcave proevropiane në Serbi në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kërkoi krijimin urgjent të një qeverie me objektiva të qarta evropiane. Sipas tij, nëse një qeveri e tillë krijohet dhe nëse Serbia bashkëpunon ngushtë me Gjykatën e Hagës, kjo do të shpejtojë procesin e mundësisë së hyrjes në Bashkimin Evropian, dhe do t i japë madje statusin e kandidatit për anëtarësim. “Nëse Serbia formon një qeveri proevropiane, atëherë të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, do të dalin ndoshta përpara Gjykatës dhe, nëse jo, kjo nuk do të ndodhë”, - theksoi Rupel.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008