Shnajder tremb Hollanden

Pas humbjes shokuese në ndeshjen e parë të Euro 2012 përballë Danimarkës, Holanda nuk ka humbur kohë dhe ka dalë menjëherë në stërvitje. Megjithatë, frika në radhët e “tulipanëve” është e madhe: jo vetëm për faktin se ata rrezikojnë eliminimin e parakohëshëm nga aktiviteti, por edhe sepse gjendja e fantazistit Uezli Sneijder duket shqetësuese.
Numri 10 i “portokallinjve” është dëmtuar në sfidën me danezët, ose ndoshta mund të bëhet fjalë për një problem të trashëguar pas sezonit me Interin, ku ai ka vuajtur shpesh dëmtime të ndryshme. Sipas mediave holandeze mësohet se Sneijder ka thënë se ka “disa probleme në pjesën pas gjurit”.
Gjithsesi, mesfushori nuk ka specifikuar nëse ai do të jetë i gatshëm apo jo për përballjen e së mërkurës, më 13 qershor në stadiumin “Metalist” të Kharkivit kundër Gjermanisë. Ky problem i Sneijder ka vënë në alarm trajnerin Van Marvijk, edhe sepse fantazisti ishte mes lojtarëve më të mirë në sfidën kundër Danimarkës dhe thuajse të gjitha aksionet ofensive të skuadrës nisin nga këmbët e tij.
Tensioni në radhët e Holandës është i dukshëm, edhe sepse një pjesë e mirë e lojtarëve kanë akuzuar shokët e repartit sulmues, Van Persin, Roben e Huntelar, se kanë shpërdoruar shumë raste përpara portës, duke nënvijëzuar se me Gjermaninë duhen shfrytëzuar ato pak raste që do të krijohen.
Ndërkohë, mbrojtësi Joris Mathijsen i është bashkuar pjesës tjetër të grupit dhe mendohet se ai do të luajë në ndeshjen e dytë të Grupit B, ku “tulipanët” do të kërkojnë me patjetër fitoren kundër “panzerave” të Joakim Lëv.