Euro 2012 mendohen cerekfinalet

Një gol i vetëm ishte i mjaftueshëm që gjendja të jetë më e qetë nga ana shpirtërore, madje të mendohen edhe çerekfinalet e këtij Europiani. Gjermania e nisi me këmbën e mbarë duke fituar 1-0 ndaj Portugalisë dhe Mat Humels, mbrojtësi që vjen nga Dortmundi, nis të bëjë menjëherë llogaritë.
“Pa folur specifikisht për Holandën, mendoj se në këtë ndeshje të radhës do të jemi shumë të motivuar sepse mund të kualifikohemi për në çerekfinale. Ndaj, do të luajmë për fitore, nuk ka opcion tjetër. Mendoj se Holanda do të luajë për fitore, ndryshe rrezikon eleminimin, pra nuk do të jetë aq mbrojtëse sa Portugalia. Besoj se do ketë më shumë shanse goli”.
Por, si e mendon Holandën, ky gjerman i ri dhe tepër ambicioz.
“Ndaj Holandës, do të ishte mirë të mos luante Roben, por për fat të keq, ata kanë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë. i pashë pjesërisht ndaj danezëve dhe Snajder, Afelai dhe Van Persi janë një fuqi e madhe sulmuese. Për këtë arsye, ka shumë rëndësi një mbrojtje e mirë”.
Gjermania pret Holandën, ndërsa duket e qetë dhe e çliruar. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi “tulipanët” janë një potencial tepër i rrezikshëm në çdo moment. Gjithsesi, “pancerët” e nisin ndeshjen duke pasur 3 pikë në xhep.