Iluzioni i Di Natales Fabregas pergjigjet
Spanja, kampione e Europës në fuqi është frenuar në një barazim 1-1 nga Italia, në ndeshjen hapëse të Grupit C. Një rezultat ky që I shkon për shtat “axurrëve” të Prandelit, që janë paraqitur në Euro 2012 mes skandalit të basteve dhe polemikave, e megjithatë konfirmuan që janë një skuadër mjaft e rrezikshme.
Spanja është paraqitur me Sesk Fabregas në qendër të sulmit, pra pa një pikë referimi në repartin ofensiv, ndërsa Italia “alla Juventus” është rreshtuar me skemën 3-5-2, me De Rosin në qendër të mbrojtjes dhe Xhakerinin titular në krahun e majtë.
Në minutat e para, Spanja diktoi ritmin e lojës, ndërsa David Silva dha sinjalin e parë të rrezikshëm, me Bufon që priti me lehtësi. Italianët u kundërpërgjigjën menjëherë me një goditje dënimi të Pirlos dhe aty nisën të besonin se “Furia e Kuqe” nuk është e pathyeshme.
“Axurrët” kanë tentuar me Kasanon dhe një goditje fluturimthi të Markizios. Pa një numër 9 të mirëfilltë, spanjollët e bazuan lojë te Iniesta, tentative e të cilit përfundoi pak mbi portë, ndërsa pjesa e parë e sfidës u mbyll me tentativën e Tiago Motës, të neutralizuar nga portieri Kasijas.
Por, rastin e parë të vërtetë për shënim e kishte Baloteli në të 52-tën, që I vetëm me Kasijas lejon rikuperimin e Sergio Ramos. Në këtë moment Prandeli vendos të largojë nga fusha sulmuesin e Mançester Sitit duke hedhur në lojë Di Natalen, një lëvizje e goditur, sepse sulmuesi i Udinezes gjen rrugën e rrjetës vetëm 3 minuta më pas.
Në të 60-tën, ai shfrytëzoi rreshtimin e gabuar të mbrojtjes kundërshtare dhe i vetëm me Kasijas kaloi Italinë në avantazh. Megjithatë, reagimi i kampionëve të botës dhe Europës në fuqi ishte i menjëhershëm dhe vetëm 4 minuta, Spanja ktheu barazpeshën në rezultat me Fabregas, që iu vodh mbrojtjes dhe shënoi.
Në minutat e fundit të takimit nuk kanë munguar rastet nga të dyja krahët, me Fernando Torres që u aktivizua nga stolid he kishte shanset më të mira për të shënuar golin e fitores për spanjollët. Por, fillimisht sulmuesi u frenua nga portieri Bufon, ndërsa më pas ai shpërdoroi një tjetër mundësi të artë, duke tentuar parabolën, por pa e kalibruar si duhet goditjen.
Në fund, gjithçka mbyllet në barazim 1-1. Një rezultat që i shkon për shtat Italisë, e cila krijoi iluzionin e fitores për disa minuta. Ndërkohë, “axurrët” mbeten “macja e zezë” e Spanjës, rival me të cilin ata nuk e njohin humbjen që prej vitit të largët 1920 në ndeshjet zyrtare.