E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 edhe ne kishe

Kemi parë e s’kemi parë, por që topi i futbollit të hyjë e të zerë vend edhe në një vend të shenjtë, kjo besohet se mbetet e rrallë. Tifozët ukrainas kanë shfrytëzuar kohën e lutjes së tyre ortodokse për të mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen ndaj Anglisë, ndërsa për ta bërë këtë duhej edhe një prift zemërmirë si popi Taras Valah i kishës së qytetit të Vishgorodit.

“E kam dashur futbollin që kur kam qenë fëmijë. U lidha me futbollin duke luajtur në kopësht bashkë me shokët e mi. Babai më mori në stadium dhe u kënaqa shumë. Ne nuk vendosim kufij për tifozët tanë, pasi kjo nuk është e drejtë. Por, ne i kërkojmë njerëzve që të sillen mirë. Tre janë rregullat elementare: Mos vërshëlle, mos thuaj fjalë të këqija, mos pi alkool”.

Prifti që mban emrin e një personazhi të famshëm të Nikolai Gogolit, gjithsesi, saktëson, se nuk ka lutje të veçanta për futbollin.

“Nuk lutemi për fitoren e kombëtares sonë, por lutemi për gjëra të mira, lutemi për atdheun tonë, Ukrainën. Pra, nuk ka lutje të veçanta për futbollin. Gjithsesi, mendoj se tifozët në mënyrë private luten edhe për ekipin ukrainas”.

Në këtë kishë të qytetit të Vishgorodit, shenjtorët janë të detyruar të prishin qetësinë e tyre të përjetëshme dhe të ndajnë këtë shtëpi të Zotit me tifozë futbolli. Nuk duhet të mërziten shumë pasi kjo zhurmë përfundon deri më 1 korrik. Ndoshta, pas asaj date, do t’i marrë malli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›