Euro 2012 gjobe e trete per Rusine

Rusia është ndëshkuar për të tretën herë, për shkak të veprimeve të tifozëve të saj gjatë Euro 2012. Incidenti që ka sjellë edhe dënimin më të fundit, lidhet me “flakadanët e ndezur në tribuna e të hedhur më pas në fushë dhe me shfaqjen e parullave të ndaluara” në ndeshjen e fundit të skuadrës në Grupin A, më 16 qershor kundër Greqisë.
Për këtë arsye, Federata Ruse e Futbollit është gjobitur me 35 mijë euro për incidentet në ndeshjen ku skuadra e drejtuar nga Dik Advokat humbi në mënyrë surprizë 1-0 dhe i dha lamtumirën Euro 2012-ës.
Më parë Rusia ishte gjobitur me 30 mijë euro për shkak të sjelljes së tifozëve të saj gjatë ndeshjes me Poloninë, që përfundoi në barazim 1-1. Sfida e 12 qershorit u shoqërua edhe me incidente në Varshavë.
Gjithashtu, UEFA e kishte gjobitur me 120 mijë euro Federatën Ruse për ngjarjet në ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke, të fituar 4-1, ku një grup tifozësh rrahën barbarisht në ambientet e stadiumit në Vroklavë punonjësit e sigurisë, ndërsa për atë episod, Rusia u dënua edhe me heqjen e 6 pikëve në kualifikueset e Botërorit 2014, nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin.
Kjo bën që në total, vetëm prej sjelljes së tifozëve të saj, Rusia të jetë gjobitur me 185 mijë euro gjatë tre ndeshjeve në Kampionatin Europian në Poloni dhe Ukrainë.