Spanja kualifikohet nje gjysmefinalen e Euro 2012
Kanë mjaftuar dy gola të Shabi Alonsos që Spanja të kualifikohet për në gjysmëfinalen e kampionatit europian në kurriz të Francës. Lojtari i Realit të Madridit shënoi në minutat 19 dhe 91, goli i dytë me penallti, ndërsa kampionët e Europës në fuqi thuajse nuk patën asnjë problem. Në gjysmëfinale, Spanja do të ndeshet me Portugalinë më 27 qershor.
Ishte ky një sukses pa shkëlqim i iberikëve, me minuta të tëra qarkullim të topit që u bë edhe i bezdisshëm dhe me gabime, diçka jo normale në 4 vitet e fundit.
Në rastin e golit të parë, Alonso shënoi me kokë pas një krosimi të bukur të Zhordi Albës nga e majta, që mori një top nga Iniesta dhe fitoi duelin me mbrojtësin Debyshi.
Pjesa e parë ofroi pak duke mos pasur asnjë rast tjetër të pastër përveç golit. David Silva u përpoq dhe hodhi një top në zonë që u largua nga mbrojtja, ndërsa në krahun tjetër Kabaj provoi me një goditje dënimi të cilën e grushtoi Kasijas pranë kryqëzimit të dy shtyllave. Gjuajtjes i mungoi vetëm pak force.
Më tej, Pike pati mundësi të gjuante mirë me kokë duke qenë i zbuluar në zonë, pas një krosimi, por mbrojtësi gaboi gjithçka.
Në pjesën e dytë loja u bë pak më interesante dhe momentin e parë të mirë e patën francezët. Riberi depëroi në të majtë dhe krosoi në zonë, por Debyshi e dërgoi topin me kokë mbi trau.
Kaluan vetëm pak minuta dhe Ksavi tregoi gjithë klasin e tij duke dhënë një pasim të shkëlqyer për Fabregasin, por u desh ndërhyrja e shpejtë e portierit që të mos shënohej goli.
Dy ekipet bënë ndryshime dhe në fushë hynë lojtarë me fantazi si Nasri e Menez në njërin krah dhe Pedro e Torres në krahun tjetër. Ishte pikërisht Pedro që rrezikoi duke krosuar rrezikshëm në zonë.
Përgjigja e “gjelave” ishte me të zakonshmin Riberi që dërgoi një top drithërues pranë portës, por Kasijas e ndaloi me refleks.
Kjo ishte gjithçka që mundi të bënte Franca, që u dorëzua në fund. Përfituan kampionët në fuqi që fituan penallti me zgjuari me anë të Pedros.
Shabi Alonso nuk pati aspak emocione 11 metra larg portës duke mbyllur çështjen e kualifikimit. Spanja fitoi për herë të parë në kompeticione të mëdha me Francën dhe tani do të synojë finalen ndaj Portugalisë.