Kameleoni Itali kunder Anglise klasike
Anglia klasike kundër Italisë moderne. Kjo duket se është diferenca më e madhe e sfidës së fundit çerekfinale në Kiev, ku në lojë është një biletë në gjysmëfinale, për t’u përballur me Gjermaninë.
Italianët paraqiten ndryshe në sfidën kundër “Tre Luanëve”. “Axurrët” nuk kanë një qendërsulmues klasik, por sulmues teknikë si Kasano, Di Natale apo edhe Baloteli. Me një mesfushe më shumë teknike se fizike: me Pirlon mbi të gjithë, por edhe me Markizion, Tiago Motën, Montolivon e De Rosin. Prandeli ka krijuar një skuadër me mentalitet ofensiv, që nuk mbyllet në mbrojtje dhe synon të ketë zotërimin e topit. Një revolucion historik për futbollin italian, tek i cili drejtuesi i stolit “axurr” beson verbërisht.
“Kundër Anglisë na pret një përballje e rëndësishme, në të cilën duam të luajmë pa frikë dhe absolutisht jo si inferiorë. Ata kanë një skuadër të mirëorganizuar, që praktikon futboll me intensitet dhe luftë të fortë sportive. Duhet ti ‘vjedhim’ ritmin e lojës dhe kemi shanse të bëjmë një ndeshje të madhe. Ka ardhur momenti që Italia të tregojë të gjithë potencialin e saj”.
Në anën tjetër, me një trajner që njihet se përdor metoda të vjetra, Anglia e Roi Hoxhson është karakteristike britanike. Me dy mbrojtës që ndihmojnë sulmin, një mesfushor si Parket dhe organizator si Xherard, dy mesfushorë krahu dhe dy sulmues. Një rreshtim 4-4-2 i pastër, të cilin tekniku i “Tre Luanëve” nuk ka ndërmend ta ndryshojë, edhe kur pyetet nëse mund të praktikojë stilin e lojës italian.
“Nuk e di se çfarë do të thotë që Anglia të luajë si Italia. Ajo që kemi të qartë është që duhet ta kontrollojmë ndeshjen, pasi Italia e ka kapacitetin që ta kontrollojë ritmin dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për ne. Ashtu si të gjithë, edhe unë jam i surprizuar nga paraqitjet e mëparshme të Italisë”.
Anglia ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit me Italinë, kundërshtar me të cilin në total ka luajtur 22 herë dhe ka regjistruar 6 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Pavarësisht faktit se në vitet e fundit italianët janë etiketuar si “macja e zezë” e anglezëve, kompanitë e basteve e cilësojnë shumë të ekuilibruar këtë sfidë, ku fitorja e Anglisë ka koeficientin 2.7, ajo e Italisë 2.8, ndërsa barazimi 2.9.