E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvanshtajger rrezikon gjysmefinalen

Mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajnshtajger rrezikon të mos luajë në gjysmëfinalen e Euro 2012, që do të zhvillohet të enjten, për shkak të një problemi kronik në kyçin e këmbës.

27-vjeçari i Bajernit të Mynihut ka bërë të ditur se kavilja e tij e djathtë nuk është shëruar plotësisht pas këputjes së ligamentit në shkurt dhe ajo vazhdon ti shkaktojë probleme, madje situata ka qenë e tillë edhe gjatë Kampionatit Europian.

“Për të qenë i sinqertë, kavilja më shqetëson”, bëri të ditur Shvajnshtajger për “Ëelt am Sonntag”. “Nuk jam shëruar plotësisht dëmtimin e fillimit të këtij viti”.

Mesfushori luftarak, që është edhe një prej shtyllave kryesore të “panzerave” të Joakim Lëv, u shpreh i gatshëm të sakrifikohet, vetëm që Gjermania të fitojë titullin europian. “Nuk ka kohë për të pushuar. Shpresoj që të jem në gjendje ti luaj edhe këto dy ndeshje të mbetura, edhe pse e kam të qartë që dhimbja do të jetë e madhe. Vetëm pasi të përfundojë Euro 2012 do marr të gjithë kohën e nevojshme për t’u rehabilituar”.

Më tej, mesfushori foli edhe për sfidën çerekfinale të fituar 4-2 kundër Greqisë, ku nuk u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij, duke theksuar se në atë përballje ka gabuar pasime që zakonisht i ka normale.

Duke parë gjendjen jo të mirë fizike të Shvajnshtajger, trajneri Lëv mund të vendosë që ta lëjë në stol mesfushorin, megjithatë lojtari i Bajernit ka theksuar se “nuk do ta merrte keq” një vendim të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›