Euro 2012, përurohet stadiumi i Kievit

NSK Olimpiyskiy
Ylli i muzikës nga Kolumbia Shakira bashkë me Presidentin e Ukrainës Viktori Janushenko kanë përuruar stadiumin e ri në Kiev.
Ky stadium do të presë finalen e Euro 2012, që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni dhe ka 70 000 vende.
Rikonstruksioni i stadiumeve në Ukrainë ka qenë një shqetësim deri tani pasi mendohej se nuk do mund të jenë në kohë gati për të pritur ndeshjet e Euro 2012.
Rikonstruksioni dhe hapja e stadiumit i tregon gjithë botës se në Ukrainë mund të bëhet biznes, tha Janushenko.
Rikontruksioni i stadiumit “NSK Olimpiyskiy” ka kushtuar më shumë se 300 000 paund.