“Ndryshimet kushtetuese tre vite më parë nuk kanë prekur parimet themelore”
Reagon ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj
Çështjet e së Drejtës Kushtetuese u diskutuan dje në një simpozium, me një panel me ekspertë dhe profesionistë të së drejtës kushtetuese, organizuar në Tiranë nga qendra LIST (Ekipi për Edukim dhe Informim Ligjor), me mbështetjen e OSFA (Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë), me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e debateve publike për çështjet që prekin fushat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Duke u ndalur te diskutimi i hapur së fundi në vendin tonë mbi ndryshimin ose jo të Kushtetutës, deputeti i Partisë Demokratike dhe konstitucionalisti Enkelejd Alibeaj deklaroi se ligji aktual themeltar është i standardeve më të mira europiane dhe i siguron kreut të shtetit pavarësinë e duhur për të ushtruar detyrën.
Sipas Alibeajt, opozita mund të përdorë si armë të sajën presionin pozitiv që mund të ushtrojë gjatë raundeve parlamentare të votimit të emrit të kreut të ri të shtetit.
“Dëshira, kërkesat për të sjellë ndryshime Kushtetuese të opinionit politik madje do të duhen të fokusohen mbi të gjitha në mundësinë teorike dhe praktike, se sa të vlefshme mundet deh duhet të jenë ato. Kushtetuta e vitit 2008 i jep Presidentit të Republikës të gjitha hapësirat për të ushtruar funksionin e tij mbi palët, pavarësisht se nga cila mazhorancë zgjidhet, e djathtë apo e majtë”, tha Alibeaj, duke kundërshtuar propozimin e opozitës për ndryshime Kushtetuese.
Sipas tij, ndryshimi kushtetues i 2008-ës ende nuk është provuar dhe së dyti sjell në vëmendje ai, nuk ndikon momenti fillestar i zgjedhjes se kreut të shtetit për qëndrimin që do të mbajë ai deri në fund të 5 viteve karshi forcës politike që zgjedh, apo asaj që nuk e voton.
Alibeaj i parapriu gjatë referimit të tij edhe një momenti që duket se do të ngjallë debat para zgjedhjes se presidentit të ri. Kjo, nëse zë vend në rastin e Shqipërisë, interpretimi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit, kur nuk është e pranishme në sallë shumica e deputetëve. Alibeaj ndonëse beson se nuk jemi në të njëjtin kontekst Alibeaj rezervohet të japë një interpretim përfundimtar. Alibeaj mendon se opozita ka vetëm një armë: në katër raundet e para të zgjedhjes së presidentit për të cilat kërkohet shumicë e cilësuar.
Në këtë tryezë u arrit në përfundimin se ndryshimet kushtetuese të tre viteve më parë nuk kanë prekur parimet themelore Kushtetuese.