E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, po dëmtohen ‘të vegjlit’”

09-10-2011 / Gazeta 55

Ekrem Spahia, Kryetari Partisë Lëvizja e Legalitetit
 
Partitë e vogla kërkojnë që me reformën zgjedhore në thelb të ndryshojë sistemi elektoral. Kryetari Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, deklaroi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të kësaj partie se sistemi aktual dëmton votat e partive të vogla.
“Është e domosdoshme një reformë e plotë zgjedhore, e cila duhet të prekë sistemin dhe Kodin Zgjedhor. Stabiliteti politik nuk sigurohet duke ngushtuar përfaqësimin parlamentar, apo monopolizuar skenën politike përmes manovrave ligjore në dëm të partive të vogla dhe elektoratit që ato përfaqësojnë”, u shpreh ai.  
Sipas Spahiajt për të mos pasur kontestime të zgjedhjeve nga partitë politike do të ishte më mirë që të kemi një KQZ të depolitizuar.
“Ne e konsiderojmë kompozimin aktual të administratës zgjedhore të gabuar, dhe mënyrën e votimit të dështuar. Një administratë partiake dhe votimi elektronik do të ishte zgjidhja më e mirë”, tha më tej kreu i PLL-së, Ekrem Spahia.
Gjithashtu ai theksoi se këshilltarët e Partisë Lëvizja e Legalitetit në bashkinë e Tiranës do të kërkojnë vendosjen e monumentit të Mbretit Zog në hyrje të bulevardit të kryeqytetit që mban emrin e tij.
 
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›