E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, mbahen sot zgjedhjet parlamentare

Sot në Poloni votohet për zgjedhjet parlamentare ku pritet të fitojë qendra e djathtë. Nëse arrin të sigurojë një maxhorancën, partia e kryeministrit Donald Tusk, Platforma Civile do të bëhet partia e parë në vend që fiton dy mandate rresht që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.

Tusk e ka mbështetur fushatën e tij kryesisht në rritjen e fortë ekonomike në katër vitet e fundit dhe sondazhet e shohin PO-në si partia që do dalë fitimtare nga këto zgjedhje.

Por pavarësisht kësaj pjesëmarrja në zgjedhje do të luaj rol përcaktues. Partia e Tusk ka aleat dhe Partinë Fshatare.

Rivali kryesore nga opozita është Jaroslaw Kaczynski, me partinë Ligj dhe Drejtësi.

Polonia është i vetmi vend në BE që ka shmangur recensionin dhe këtë vit pritet të ketë një rritje prej 4%, më e larta në union.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›