Euro U-19, Shqipëria kundër Italisë
Italia është kundërshtarja e madhe e Shqipërisë U-19 për fazën e grupeve paraeliminatore të Kampionatit Europian U-19, për sezonin 2009-2010. Djemtë e Ramadan Shehut do të përballen me Italinë, Irlandën e San Marinon. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino. Edhe U-21 është ndeshur me Italinë e kësaj moshe, ndërsa Kombëtarja e madhe nuk e ka pasur kurrë rastin. 52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund. Këto takime do të luhen në pranverë të vitit 2010. Fituesit e shtatë grupeve të Elite Raund do të bashkohen me Francën, vendin organizator. Finalet e Kampionati Europian do të luhen gjatë verës së vitit 2010. Gjatë eliminatoreve të fundit Shqipëria U-19 arriti të kalojë fazën e grupeve paraeliminatore, duke nxjerrë jashtë loje Serbinë e Lihtenshtejnin, e duke u renditur e dyta pas Spanjës. Në fazën Elite Raund, Shqipëria U-19 u përball me Gjermani, Sllovakinë e Kroacinë. Ndeshjet e fundit ndërkombëtare të Shqipërisë U-19 janë ato kundër Anglisë, Serbisë e Irlandës së Veriut.
GRUPI 1
Irlandë
Itali
San Marino
Shqipëri
Euro U-17, Shqipëria në Grupin 11 eliminator
Hungaria, Sllovakia e Luksemburgu janë tre kundërshtarët e Shqipërisë U-17 për fazën e grupeve paraeliminatore të Kampionatit Europian U-17, për sezonin 2009-2010. Shqipëria U-17, që tashmë drejtohet nga Ardian Mema, bën pjesë në grupin 11. Takimet do të zhvillohen nga data 25-30 shtator në Hungari.
52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund. Këto takime do të luhen në pranverë të vitit 2010. Fituesit e shtatë grupeve të Elite Raund do të bashkohen me Lihteshjtejnin, vendin organizator. Finalet e Kampionati Europian do të luhen në maj të vitit 2010.
Grupi 11
Hungari
Sllovaki
Shqipëri
Luksemburg
4 Dhjetor 2008