E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjenca civile:Mund të përballojmë dimrin

Drejtoria e Emergjencave Civile shprehet e gatshme për të përballuar dimirin i cili sjell mjaft probleme për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora, kryesisht në veri. Kjo është ajo që bën të ditur drejtori i emergjencave civile Alfred Olli. Sipas tij tashme çdo prefekturë ka ngritur shtabet që janë të gatshme për këto raste.
Po ashtu Olli ka prezantuar fillimin e një workshop-i ku kjo drejtori në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Amerikane janë duke shkëmbyer eksperienca për mënyrën e përballimit të emergjencave kryesishjt për tërmetet. Stërvitja në tavolinë ka qenë një nga pjesët kryesore të këtij workshop-i.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›