E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro kapërcen kuotën 130 lekë

Leku shqiptar vijoi të dobësohet gjatë dy ditëve të fundit, pasi një sasi eurosh e hedhur në treg në fillim të javës u absorbua me të shpejtë nga tregu. Kambistët mendojnë se rritja e lekut në fillim të javës qe pasojë e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, por vetë BSH, sipas rregullave të saj të brendshme mund të bëjë publike ndërhyrjet në treg vetëm tre muaj më vonë. Euro dje u kuotua në 130.26 lekë, duke fituar 0.3% brenda një dite. Që nga fillimi i këtij viti, leku ka humbur 5.4% të vlerës së vet. Banka e Shqipërisë nuk ka pranuar të komentojë shkaqet e rënies së lekut. Leku ka humbur terren gjithashtu kundrejt dollarit amerikan, monedhë me të cilën paguhen rreth 20% të importeve të vendit. Edhe vendet e tjera të Evropës Lindore po vuajnë zhvlerësimin e monedhave kombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›