Kosova kërkon zyrtarisht Shëngjinin
Qeveria e Kosovës kërkoi formalisht leje për përdorimin e portit të Shëngjinit në Shqipëri, duke thënë se po shqyrton një ofertë më të hershme të Tiranës zyrtare për të pasur akses falas në det. Kërkesa e qeverisë së Kosovës drejtuar Tiranës, u miratua në një seancë plenare të posaçme të Parlamentit të Kosovës në përvjetorin e parë të pavarësisë. "I kam dërguar një letër Kryeministrit Berisha në lidhje me përdorimin e Portit të Shëngjinit", deklaroi Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. "Unë besoj se Shëngjini do të vulosë perspektivën e zhvillimit të Kosovës dhe pavarësisë ekonomike", vijoi ai. Shëngjini është një port i vogël për të përpunuar anije tonazhi. Ai është përgjegjës për një pjesë të vogël të tregtisë së jashtme të vendit.