E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro, në kuotat më të larta edhe në fundvit

TIRANE- Sot në treg një euro u këmbye mesatarisht me 138 lekë. Sipas agjencive të këmbimit, këtë fundvit pritej një zhvlerësim i monedhës euorpiane ndaj lekut për shkak të ardhjes së emigranteve për festën e Vitit të Ri, por kjo nuk ndodhi. Sipas tyre, sasia e euros së sjellë nuk ishte e madhe krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që bankat për të mbyllur bilancet e fundvitit kanë blerë valutën europiane, duke bërë që ajo të mbetet sërish në kuota të larta. Zhvlerësimi i lekut ndaj euros ka nisur që prej fillimit të vitit 2009. Parashikimet për ecurinë e lekut kundrejt euros mbeten të vështira pasi kursi i këmbimit nuk po ecën në shtratin e tij historik, por po ndikohet nga kriza ekonomike botërore e cila ende nuk është larguar.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›