E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re feston e para Vitin e Ri 2010

ZELANDA E RE- Zelanda e Re ishte vendi i parë që priti me festime vitin e ri 2010. Ashtu sic e do tradita, mijëra njerëz kishin dalë në rrugët e qytetit për të pritur ndërrimin e viteve. Mijëra fishekzjarre shoqëruan këtë festë të madhe dhe urimin për një vit më të mbarë se 2009. Tashmë vëmendja e mediave është përqendruar në festimet e Zelandës së Re, ndërkohë që vite më parë festimet për ndërrimin e viteve nisnin në Australi. Pas festimeve të shumta në këtë vend, është Sidnej qyteti që pret vitin e ri 2010. Miliona vetë kanë mbërritur në qendrën e qytetit me shishe shampanje për të pritur këtë festë madhështore që celebrohet në mbarë botën. (m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›