E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro nuk “dorëzohet”, shkon në kuotat e një jave më parë



Monedha evropiane, euro, ka shkuar drejt stabilizimit në tregun e këmbimeve valutore kundrejt lekut gjatë javës së fundit, duke qëndruar pothuajse në të njëjtat kuota të këmbimit. Dje më 6 tetor, një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore me 134,2 lekë dhe shitej me 134,7 lekë, ndërkohë që një javë më parë blihej me 134,2 lekë dhe shitej me 134,8 lekë. Gjatë javës së fundit euro ka humbur 3,5-4 pikë kundrejt monedhës shqiptare, lekut, pas forcimit që pati para dy javësh, duke arritur kuotën më të lartë të vitit në këmbimet valutore. Para dy javësh, euro arriti kuotën më të larta të vitit në këmbimet valutore, duke u blerë mesatarisht me 138-139 lekë dhe shitur me 139-139,5 lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një euro është blerë në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 123,7 lekë dhe është shitur me 124,2 lekë. Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.

7 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›